Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ermir Ndreaj për ndryshim të masës së sigurisë.
Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani.
Biznesmeni i arrestuar nga SPAK nën dyshimin se ka kryer trafik ndërkombëtar droge, kërkoi zbutje të masës së sigurisë me argumentin se ka probleme shëndetësore.
Ndreaj është arrestuar në korrik të këtij viti, në kuadër të një operacioni të kryer nga Prokuroria e Posaçme, ku u lëshuan disa masa sigurie dhe u sekuestruan mbi 6 tonë kokainë, me vlerë tregu rreth 411 milionë euro.











