• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 11 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

17 Gusht, 2025
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar të dielën një person me inicialet S.S, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas komunikatës së Prokurorisë, ai dyshohet se e ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” në komunën e Vushtrrisë. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për kombësinë e të ndaluarit.

Më herët gjatë javës, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-’99.

Lexo edhe:

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin e marrëdhënieve

Zgjedhja e Presidentit të ri, PDK i vendos kushte Kurtit

Në një konferencë për media në Prishtinë, prokurori që ka hetuar rastin, Atdhe Dema, ka thënë se aktakuza është përgatitur pas pesë vjetëve hetime intensive.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet./REL

Nga Kategoria

Kosova

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin e marrëdhënieve

9 Prill, 2026
Kosova

Zgjedhja e Presidentit të ri, PDK i vendos kushte Kurtit

7 Prill, 2026
Kosova

Marrëveshja për Presidentin/ Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

6 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Reali humb pikë ndaj Gironës dhe zbehen pothuajse plotësisht shpresat për titull

11 Prill, 2026

Merr zjarr mali në Kamenicë të Gramshit, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot sepse s’ka rrugë

11 Prill, 2026

Ndahet nga jeta Eliot Engel, mbështetësi i madh i Kosovës

10 Prill, 2026

Blendi Gonxhe ‘mburret’ me turizmin në 2026, e krahason me vitin 2023: 81% më shumë vizitorë

10 Prill, 2026

Hezbollah thirrje qeverisë libaneze: Refuzoni negociatat me Izraelin

10 Prill, 2026

Stresi zbulon planin për vrasjen e Cllevios: 100 k € i ka marrë shkodrani, nuk shpëton…

10 Prill, 2026

Kohët e vështira do të marrin fund për këto shenja Horoskopi

10 Prill, 2026

Vrasja në kodrat e Niklës, Artur Çangu u qëllua me armë zjarri nga kunati

10 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.