Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama ka ndarë me publikun një lajm të trishtë, duke bërë të ditur humbjen e nënës së saj, Emine Kasami.
Në një postim prekës në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje të madhe, duke e cilësuar si një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë. Mes fjalëve të saj plot ndjenjë, ajo thekson se Bajrami nuk ka më kuptim për të, pasi ka humbur të dy prindërit.
Këngëtarja kujton me mall dashurinë, përqafimet dhe zërin e tyre, ndërsa lutet që ata të jenë bashkë në Xhenet dhe shpreh shpresën se një ditë do të ribashkohet me ta.
Postimi i saj ka prekur thellë ndjekësit, të cilët kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje.












