Një punëtor 57-vjeçar, me inicialet Sh.B, humbi jetën të shtunën në Durrës, pasi ra nga lartësia gjatë punës në fasadën e një pallati në ndërtim në lagjen nr.5 të qytetit.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, që ka nisur një hetim ndaj drejtuesit teknik të firmës së ndërtimit, A.S, i cili është proceduar në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
A. S., banues në Durrës, drejtues teknik i një firme ndërtimi në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 5, te pallati ku punonte, ka rënë nga lartësia shtetasi Sh. B., 57 vjeç, banues në Durrës, i cili, për pasojë, ka humbur jetën;










