Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në spitalin e Durrësit, ku një 13-vjeçar raportohet të ketë humbur jetën.
Shkaqet janë të paqarta deri në këto momente, teksa adoleshenti ka kaluar një gjendje të rënduar shëndetësore.
Bëhet e ditur se fëmija ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve, nuk ka mundur të transportohet në spitalin e Tiranës për trajtim të mëtejshëm.