Dean Huijsen pranoi se ka kaluar disa muaj të vështirë te Real Madrid, për shkak të dëmtimeve dhe problemeve muskulore që e kanë penguar të ndihet mirë në fushë. Mbrojtësi i qendrës e tregoi këtë për CBS Sports pas fitores 6-1 ndaj Monacos.
“Ishte një natë e madhe për ne. Luajtëm shumë mirë. Kam kaluar një periudhë të vështirë dy ose tre muajt e fundit, u dëmtova shpesh. Madje kam luajtur edhe i dëmtuar. Sot u ndjeva mirë. Trajneri po më ndihmon dhe më mbështet. Jam vërtet i lumtur,” tha ai.
Huijsen, i rritur në Malaga, foli edhe për objektivat e tij për pjesën e mbetur të sezonit, duke përmendur tre synime të qarta: “Shpresoj të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Edhe Botërorin e Klubeve gjithashtu. Do të ishte një ëndërr që bëhet realitet. Kam uri të fitoj trofe,” theksoi mbrojtësi i ri, që ka në palmares edhe një Coppa Italia të fituar me Juventusin.
Sa i përket ndeshjes me Monacon, ai komentoi stilin e tij të lojës: “Jam një mbrojtës që dribloj shumë, më pëlqen të luaj.” Ai u shpreh i zhgënjyer që nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen pa pësuar gol, por vlerësoi paraqitjen e ekipit: “Nuk patëm fat të merrnim ‘clean sheet’, por luajtëm shumë mirë si skuadër.” Në fund, Huijsen e quajti Monacon “një ekip të mirë” dhe lavdëroi Realin: “Ishim të pozicionuar mirë dhe luajtëm shumë mirë.”










