• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione: A i meritoj? (Video emocionuese)

19 Dhjetor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ahmed al Ahmed, njeriu që u shpall hero në Australi pasi u përball i paarmatosur me autorët e sulmit terrorist në Bondi Beach, ka marrë mbi 2.5 milionë dollarë australianë donacione (rreth 1.65 milionë dollarë amerikanë). Shuma rekord u mblodh përmes një fushate online në GoFundMe, ku kontribuuan dhjetëra mijëra qytetarë australianë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

VIDEO KETU

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, më 14 dhjetor, kur dy persona të frymëzuar nga ideologjia e ISIS-it hapën zjarr mbi turmën e mbledhur për të festuar Hanukkah në plazhin e famshëm të Sydneyt. Ahmed, baba i dy fëmijëve dhe me besim mysliman, ndërhyri pa hezitim. Ai u fsheh fillimisht pas disa makinave të parkuara dhe më pas sulmoi nga mbrapa njërin prej atentatorëve, duke i rrëmbyer armën dhe duke e rrëzuar në tokë. Gjatë përplasjes, ai u qëllua me armë zjarri, dyshohet nga autori i dytë.

Lexo edhe:

Trump deklaron se Irani kërkon një marrëveshje me ShBA-në, por jo atë që ai do

‘Artistët s’janë kacidhe!’ Ema Andrea revoltohet ndaj Monika Kryemadhit: Atëherë mos e bëj veten

Aktualisht Ahmed al Ahmed ndodhet ende i shtruar në Spitalin “St. George”, ku i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Në disa pamje të publikuar sot, më 19 dhjetor, influenceri Zachery Dereniowski, bashkëorganizator i fushatës së donacioneve shihet duke i dorëzuar atij një çek simbolik gjigant, direkt në shtratin e spitalit, raporton la Repubblica.

Sulmi në Bondi Beach tronditi mbarë Australinë, duke lënë pas 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Autoritetet australiane kanë identifikuar të dyshuarit si një burrë 50-vjeçar, i cili u vra në vendngjarje nga policia, dhe djalin e tij 24-vjeçar, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Bondi Beach është një nga plazhet më të njohura dhe më të frekuentuara të Sydneyt, simbol i jetës turistike dhe kulturore të qytetit. Sulmi i 14 dhjetorit konsiderohet më vdekjeprurësi në Australi në dekada, duke ringjallur debatin publik mbi sigurinë, ekstremizmin dhe rolin e qytetarëve të zakonshëm në situata emergjente. Veprimi i Ahmed al Ahmed është vlerësuar si një akt guximi dhe solidariteti njerëzor, përtej dallimeve fetare apo kulturore.

Nga Kategoria

Bota

Trump deklaron se Irani kërkon një marrëveshje me ShBA-në, por jo atë që ai do

14 Mars, 2026
Lajme

‘Artistët s’janë kacidhe!’ Ema Andrea revoltohet ndaj Monika Kryemadhit: Atëherë mos e bëj veten

14 Mars, 2026
Kryesore

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

14 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trump deklaron se Irani kërkon një marrëveshje me ShBA-në, por jo atë që ai do

14 Mars, 2026

‘Artistët s’janë kacidhe!’ Ema Andrea revoltohet ndaj Monika Kryemadhit: Atëherë mos e bëj veten

14 Mars, 2026

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

14 Mars, 2026

Zonjat e Elbasanit përgatisin ballokumen, zbulojnë sekretet e ëmbëlsirës tradicionale!

14 Mars, 2026

“Jam në ankth dhe në gjendje të rënduar financiare”, zbardhet dëshmia e Gjestit në gjykatë

14 Mars, 2026

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, dërgon marinsë dhe anije luftarake

14 Mars, 2026

Çfarë kuptimi ka verorja, simboli i hyrjes së pranverës

14 Mars, 2026

Keni shlyer kredinë e apartamentit dhe lironi hipotekën e pronës? Kadastra shpjegon procedurat

14 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.