Ditën e nesërme me 24 Maj do të hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë.
Zv.kryministrja Belinda Balluku tha se do të jetë pa pagesë deri më 15 Shtator. Ajo tha se do të ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.
“Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.
Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shprehet Balluku.