Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT.
Burime bëjnë me dije se administrata dhe deputetët që prej mëngjesit të sotëm nuk ka pasur akses në kompjuterat dhe adresat e emailit.
“Homeland Justice” i ka publikuar emailet në Telegram.
Pas kësaj ka reaguar Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
“Gjatë ditës së sotme është raportuar një sulm kibernetik që lidhet me postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë.
Informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimit teknik“, shkruan në reagimin e tij Kuvendi.











