Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, ka komentuar hakerimin e Postës Shqiptare nga iranianët.
“Është duke u zhvilluar analizë nga AKSHI dhe ekspertët e postës shqiptare. Të gjitha shërbimet vazhdojnë normalisht. Nuk k atë dhënë që ka informacione të enkriptuara që janë të paaksesushme nga posta. Duhet të presim raportin e institucioneve. Ajo çfarë dua të nënvizoj është që autoriteti i luftës kibernetike i ka kapacitete dhe i rrit garancitë dita ditës sa i përket integritetit. Jo të gjithë institucionet janë të përfshirë në ombrellën e kësaj mbrojtjes”, tha Demo.











