Një grua në Australi u zgjua nga gjumi dhe gjeti mbi gjoksin e saj një piton 2.5 metra të gjatë.
Rachel Bloor beson se pitoni i llojit “carpet”, i cili nuk është helmues, kishte hyrë në banesë përmes dritares dhe ishte ngjitur mbi shtratin e saj.
“Arrita të mendoj vetëm se nëse qeni im dalmat do ta kuptonte që kishte një gjarpër në dhomë, gjithçka do të përfundonte në kaos”, u shpreh ajo.
Fatmirësisht, nga ky përballim i pazakontë nuk pati asnjë të lënduar, as njerëz dhe as kafshë.











