Një ngjarje komplet e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një grua 62-vjeçare ka varrosur nënën e saj pranë banesës në mënyrë që të mund të vazhdonte të merrte pensionin e së ëmës.
Autorja madje ishte kujdesur të “rekrutonte” një grua tjetër të moshuar për ta prezantuar si nënën e saj në mënyrë që të shmangte ngritjen e dyshimeve.
Herën e fundit që fqinjët e kishin parë nënën e moshuar ishte katër vjet më parë. Atëherë e kishin vënë re të dobësuar dhe me rroba të grisura, të braktisur në një çarçaf në dysheme.
Që atëherë, 62-vjeçarja kishte thënë se nëna e saj ishte në një azil pleqsh, por të gjithë në fshat e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte.
62-vjeçarja u tradhtua nga gruaja që e kishte sjellë në shtëpi për t’u paraqitur në polici si nëna e saj.
Gruaja e moshuar, fqinje e 62-vjeçares, kur u pyet nga policia se si quhej, u ngatërrua dhe dha emrin e saj të vërtetë, duke zbuluar kështu mashtrimin.
Policia, kontrolloi shtëpinë e gruas dhe aty pranë hapi një gropë të vogël, duke gjetur brenda trupin e pajetë të 91-vjeçares.
62-vjeçarja, sapo e kuptoi se laku përreth saj po “shtrëngohej”, kërkoi ndihmë nga një bashkëfshatar, të cilit i tha se një komision donte të ekzaminonte nënën e saj në mënyrë që të vazhdonte të merrte një ndihmë financiare prej 800 eurosh.
Kur e pyeti pse nuk po e dërgonte ekipin në banesën ku ndodhej nëna e saj, në Korinth, 62-vjeçarja tha se ndihma financiare do të pritej nëse do të vërtetohej se e moshuara nuk jetonte në shtëpi.
Gruaja më pas, për ta shantazhuar, i tha “ose më ndihmo ose do të bëj vetëvrasje”, duke i kërkuar të merrte me vete edhe tezen e tij të moshuar.