• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Gripi i shpendëve/ Futet në karantinë ferma në Durrës, shtohen kontrollet

7 Mars, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Pas konfirmimit të rasteve të Influencës Aviare me metodën konfirmuese RT-PCR, më 3 mars, në një fermë mbarështimi shpendësh për prodhimin e vezëve në Njësinë Administrative Rashbull, Bashkia Durrës, autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Hetimi epidemiologjik është kryer nga shërbimi veterinar rajonal, së bashku me përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR).

Për kontrollin e situatës janë marra të tilla masa:

Lexo edhe:

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja

Muaji i qershive, cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

  • Vendosjen e fermës në karantinë
  • Marrjen e kampionëve nga shpendët e ngordhur për analiza laboratorike
  • Kryerjen e dezinfektimit të fermës
  • Inventarizimin e shpendëve në fermë
  • Njoftimin e të gjitha subjekteve të tjera të mbarështimit për rritjen e vigjilencës dhe raportimin e çdo rasti të dyshimtë

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka aktivizuar masat emergjente dhe ka mbledhur Qendrën Rajonale të Krizës, duke përcaktuar zonat e mbrojtjes 3 km dhe mbikëqyrjes 10 km për rreth fermës. Po ashtu, janë informuar institucionet përgjegjëse si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Policinë e Shtetit, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Institutin e Shëndetit Publik, Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe Shoqatën e Gjuetarëve.

Ndërkaq, janë ndërmarrë disa aktivitete të tjera lidhur me monitorimin e situatës:

  • Janë ngritur 5 grupe pune për kontroll dhe monitorim intensiv
  • 244 ferma, me gjithsej 12,629 shpendë, janë monitoruar deri më 5 mars 2025, duke rezultuar të pastër nga shenjat klinike të sëmundjes
  • Masat e biosigurisë janë forcuar në përputhje me Planin e Kontigjencës
  • Shpendët e ngordhura po asgjësohen për të parandaluar përhapjen e virusit

Për më tepër, janë ngritur 9 shtabe emergjence për monitorimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të kafshëve në nivel kombëtar, përfshirë shtabet për Influencën Aviare dhe Murtajën Afrikane të Derrave.

Autoritetet kombëtare dhe lokale janë në gatishmëri për të menaxhuar situatën dhe për të minimizuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Ju mund të keni një infeksion H5N1 nëse përjetoni simptoma tipike të ngjashme me gripin si:

  • kollë
  • diarre
  • vështirësi në frymëmarrje
  • ethe (mbi 100,4 ° F ose 38 ° C)
  • dhimbje koke
  • dhimbjet e muskujve
  • rrjedhje e hundës
  • dhimbje të fytit

Nëse jeni të ekspozuar ndaj gripit të shpendëve, duhet të njoftoni stafin përpara se të mbërrini në zyrën e mjekut ose në spital. Paralajmërimi i tyre para kohe do t’i lejojë ata të marrin masa paraprake për të mbrojtur stafin dhe pacientët e tjerë përpara se të kujdesen për ju.

Çfarë e shkakton gripin e shpendëve?

Megjithëse ka disa lloje të gripit të shpendëve, H5N1 ishte virusi i parë i gripit të shpendëve që infektoi njerëzit. Infeksioni i parë ndodhi në Hong Kong në vitin 1997. Shpërthimi ishte i lidhur me trajtimin e shpendëve të infektuar.

H5N1 shfaqet natyrshëm te shpendët e egra ujore, por mund të përhapet lehtësisht te shpendët shtëpiake. Sëmundja transmetohet te njerëzit përmes kontaktit me feçet e infektuara të shpendëve, sekrecionet e hundës ose sekrecionet nga goja ose sytë.

Konsumimi i shpendëve të gatuara siç duhet ose vezëve nga zogjtë e infektuar nuk e transmeton gripin e shpendëve, por vezët nuk duhet të shërbehen kurrë të lëngshme. Mishi konsiderohet i sigurt nëse është gatuar në një temperaturë të brendshme prej 165ºF (73.9ºC).

Cilët janë faktorët e rrezikut të gripit të shpendëve?

H5N1 ka aftësinë të mbijetojë për periudha të gjata kohore. Zogjtë e infektuar me H5N1 vazhdojnë të lëshojnë virusin në feces dhe pështymë për deri në 10 ditë. Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara mund të përhapë infeksionin.

Ju mund të jeni më të ekspozuar ndaj një rrisku për t’u prekur nga H5N1 nëse jeni:

  • një fermer shpendësh
  • një udhëtar që viziton zonat e prekura
  • i/e ekspozuar ndaj shpendëve të infektuar
  • dikush që ha shpendë ose vezë të paziera
  • një punonjës i kujdesit shëndetësor që kujdeset për pacientët e infektuar
  • një anëtar i familjes së një personi të infektuar.

Nga Kategoria

Shëndeti

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja

7 Qershor, 2025
Shëndeti

Muaji i qershive, cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

7 Qershor, 2025
Shëndeti

Si të menaxhosh stresin gjatë periudhave të ngarkuara

7 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Roland Garros/ Coco Gauff ‘mbretëresha’ e Parisit

8 Qershor, 2025

Ra nga kati i gjashtë i pallatit/ Ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025

Grabitën 6 milionë lekë nga një banesë në Korçë/ Arrestohen pas dy vitesh

8 Qershor, 2025

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh…

8 Qershor, 2025

Nuk është Alba! Dalin pamjet intime të Lim Hotit nga dhoma e gjumit, kush është bjondia që e shoqëron

8 Qershor, 2025

“Doja ta gjuaja penalltinë”, Kristjan Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

8 Qershor, 2025

Si të zgjidhni qershitë më të mira? Ekspertja shpjegon se cilat duken bukur por janë të kalbura

8 Qershor, 2025

Trondit Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

8 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.