Dita e 13- të e grevës ka nisur me një tubim para zyrave të kompanisë ndërsa për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dy prej grevistëve Dorjan Dylmishi dhe Eduart Selami, nuk janë më pjesë e grevës, duke e reduktuar numrin e tyre në 8 .
“Shteti shqiptar na ka braktisur në mëshirë të fatit”, thonë njëzëri 8 nga naftërët që vijojnë akoma grevën.
Eduart Mita dhe Dritan Rrapushi pohuan në kulmin e indinjatës dhe zhgënjimit se neglizhenca e institucioneve shqiptare është dëshpëruese teksa kanë apeluar për reagim të shpejtë për zgjidhjen e situatës.
Në grevën e nisur që prej 15 tetorit dhe e organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, naftëtarët e Marinzës kërkojnë rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës në një kohë kur kompania “Bankers Petroleum Albania LTD” hetohet nga SPAK, me dyshimin se i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 110 milionë lekësh.
Naftëtarët tregojnë se paga mesatare është 60 mijë lekë, ndërsa kërkojnë të shkojë deri në 100 mijë lekë në muaj.










