• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 17 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Gratë në Amerikën e Trumpit: Nga zemërimi tek mirënjohja

18 Nëntor, 2024
tek Analizë
Share on FacebookShare on Twitter

Ato nuk mund të jenë më ndryshe: Mia, një studente e përfshirë në lëvizjen kundër abortit në Florida dhe Molly, një nënë nga Kalifornia me fëmijën që bëri rrugë të gjatë për të ardhur në Uashington për të demonstruar tre ditë pas zgjedhjeve.  Ajo që i lidh ato dhe miliona gra të tjera në SHBA: Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA; se çfarë do të thotë kjo fitore për të drejtat e tyre si gra në SHBA, ngjall reagime të forta tek ato.

“Jam padyshim e lumtur që Trump fitoi dhe akoma më shumë që humbën Harris dhe Walz”, tha Mia Akins për DW. Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe zëvendësi i saj Tim Walz ishin shprehur në favor të një të drejte mbarëkombëtare për abortin. Kurse në mandatin e tij të parë, Trump emëroi tre nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që përmbysën të drejtat mbarëkombëtare të abortit në SHBA në vitin 2022.

Mia Akins është studente e vitit të tretë në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës në Miami dhe është bashkëthemeluese e grupit “Students for Life of America” (SFLA) në universitetin e saj. SFLA është një organizatë mbarëkombëtare në SHBA, në të cilën përfshihen studentët që kundërshtojnë rreptësisht abortin. Trump nuk është vërtet “kandidati ideal”, thotë Akins, sepse ai dëshiron t’ua lërë shteteve çështjen e abortit në vend që të mbështesë një ndalim kombëtar. Por studentja është optimiste: Një administratë Trump “është diçka me të cilën mund të punojmë”.

Lexo edhe:

Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

Komuniteti LGBTQ- i shqetësuar për të ardhmen nën Trump

Që Trump nuk është kandidati ideal janë të një mendimi si Molly dhe Sammy. Të dyja shkuan në një protestë spontane në Uashington pas zgjedhjes së tij me pllakate të bëra vetë. Molly thotë, se ka frikë nga ajo që mund të ndodhë në një administratë të dytë Trump në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Fëmija e saj, Sammy nuk i përket binaritetit mashkull-femër, dhe nuk e shikon veten as si mashkull, as si femër, në anglisht përdoret përemri “they”. “Jam e shqetësuar, se Trump do t’ua heqë të drejtat komunitetit LGBTQ”, thotë Molly. “Që ai do të na kufizojë në atë se kë të duam dhe kush duam të jemi.”

Që tani familja i ndjen kufizimet. Sammy do të shkojë vitin e ardhshëm në kolegj. Universitetet në shtetet federale me shumicë republikane nuk janë më një mundësi për këtë familje. “Kam frikë se miqtë e mi që janë po ashtu LGBTQ nuk do të shkojnë në universitetet e ëndërruara, sepse kanë frikë, se aty mund të sulmohen”, thotë Sammy. “Unë shoh me shumë kujdes ku janë universitetet, ku mund të aplikoj, si kanë dalë rezultatet e zgjedhjeve.” Ende aktive në SHBA ështrë edhe iniciativa “Women’s March” që zhvilloi marshe protestash me një gati një gjysmë milioni njerëz në Uashington në vitin 2027, pas fitores së parë të Trumpit në zgjedhjet presidenciale. Tamika Middletone, një nga drejtueses e iniciativës shpjegon, se edhe pas fitores së dytë të Trumpit mandati i kësaj iniciatve është “rezistencë feministe kundër fashizmit”.

Kufizime për gratë në sferën e shëndetësisë

Partia e Trumpit nuk fitoi vetëm zgjedhjet presidenciale , por ka edhe shumicën në senat dhe në të dy dhomat e kongresit. Kjo do të thotë që planet qeverisëse kjo parti mund t’i realizojë relativisht pa probleme.

“Normalisht ne themi se sistemi i kontrollit dhe balancës parandalon fuqinë dërrmuese. Por sigurisht që do të shihnim vendime më konservatore dhe kufizime më të rrepta shëndetësore, veçanërisht për gratë, në mandatin e dytë të Trump,”, thotë Laura Merrifield Wilson, një studiuese politike në Universitetin e Indianapolis. Por tani tek krahu i majtë, progresiv në SHBA, ekziston frika se politika e ‘Projektit 2025’ do të bëhet realitet, thekson ekspertja.

“Projekti 2025” është një lloj udhërrëfyesi ultra-konservator për të ardhmen e SHBA-së. Vetë Trump nuk ishte i përfshirë personalisht në listën e masave të tilla të projektit, si ndalimi i pilulave të abortit dhe zëvendësimin e zyrtarëve federalë me besnikë të Trumpit, por shumë nga ish-shoqëruesit e tij ishin të përfshirë në këtë manifest. Fondacioni Heritage, një institut konservator i mendimit, ka konceptuar “Project 2025”.

Mandati i dytë i Trumpit – kohë e artë për kundërshtarët e abortit

Ndërkohë gra të tjera i drejtojnë sytë me shpresë të madhe tek një mandat i dytë i Trumpit  – edhe për shkak të brezit të ardhshëm, siç thonë ato. “Jam tepër mirënjohësë që Kamala Harris nuk u zgjodh në detyrë për shkak të ekstremizmit të saj të abortit”, tha Reagan Barklage në një intervistë për DW. Ajo punon në “Students for Life of America” si koordinatore në mbarë vendin. “Shpresoj se ai [Trump] mund të punojë me Kongresin për të mbrojtur jetën e fëmijëve.”

Barklage dëshiron që Trump të rregullojë shpërndarjen e pilulave të abortit në mënyrë më strikte dhe që ai “të marrë vendime të mençura kur të emërojë gjyqtarët”. Presidenti bën nominimet për gjyqtarët federalë të cilët duhet të konfirmohen pastaj nga Senati.

Republikanët e Trump kanë shumicën në Senat; Pra, ka të ngjarë që Trump të mund të emërojë një numër të madh gjyqtarësh konservatorë federalë që duan të kufizojnë të drejtat e abortit. Po vijnë kohë të mira për Mia Akins, Reagan Barklage dhe  “Students for Life of America” – Studentët për Jetën e Amerikës, por jo për të gjitha gratë amerikane. /DW

Tags: shbaTrump

Nga Kategoria

Analizë

Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

16 Gusht, 2025
Analizë

GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

16 Gusht, 2025
Aktualitet

Agjenci të palicencuara e politika të pasigurta fiskale/ A do ndalet rritja e çmimit të banesave?

16 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Spanjë tre javë në temperatura mbi 40 gradë, kryeministri Sanchez del me një propozim të ri

17 Gusht, 2025

Shqiptarët po humbin interesin për emigrimin në Britaninë e Madhe, ja disa nga arsyet

17 Gusht, 2025

Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

17 Gusht, 2025

Motra dhe babai e mbyllën në psikiatri, reagon Giorgos Mazonakis: Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore

17 Gusht, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

17 Gusht, 2025

Vuçiç u shpall “luftë” protestuesve: Brenda 10 ditëve…

17 Gusht, 2025

2 pije që aktivizojnë trupin dhe ju japin energji!

17 Gusht, 2025

Zelensky: Një garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën do të ishte historike

17 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.