• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Grabitje spektakolare në muzeun e Luvrit, 3 persona marrin bizhuteritë nga koleksioni i Napoleon Bonapartit

19 Tetor, 2025
tek Bota, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Një grabitje e guximshme është regjistruar mëngjesin e sotëm në Muzeun e Luvrit në Paris, duke tronditur opinionin publik francez dhe ndërkombëtar. Lajmi u konfirmua nga vetë ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati, e cila ndodhet aktualisht në vendngjarje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Një grabitje ndodhi sot në mëngjes, në hapje të muzeut të Luvrit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Jam në vendngjarje së bashku me stafin e muzeut dhe policinë. Hetimet janë në vijim,”, njoftoi ministrja në rrjetet sociale.

Sipas të përditshmes Le Parisien, tre autorë të maskuar kanë hyrë në muze nga ana e lumit Sena, ku aktualisht po kryhen punime ndërtimi. Ata kanë shfrytëzuar një ashensor teknik për të arritur direkt në galerinë që kishin shënjestruar, ku ekspozohen objekte të çmuara të trashëgimisë perandorake franceze.

Lexo edhe:

“Orion-26”, Franca demonstron forcën: stërvitja më e madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

Kërcënimet e SHBA për Iranin, Trump mban ‘sekret’ strategjinë e sulmeve

Pasi kanë thyer xhamin e sigurisë, dy prej autorëve kanë hyrë brenda, ndërsa i treti ka qëndruar jashtë për të ruajtur. Ata kanë vjedhur nëntë objekte nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës, përfshirë një gjerdan, një karficë dhe një kurorë.

Burime brenda muzeut konfirmojnë se diamanti legjendar “Régent”, më i madhi i koleksionit me peshë mbi 140 karatë, nuk është prekur nga grabitja.

Vlera e dëmit nuk është bërë ende e ditur, ndërsa Policia franceze është në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Muzeu i Luvrit është aktualisht i mbyllur për vizitorët. Institucioni më i vizituar muzeal në botë, Luvri ka regjistruar rreth 9 milionë vizitorë në vitin 2024, prej të cilëve 80% ishin turistë të huaj.

Nga Kategoria

Bota

“Orion-26”, Franca demonstron forcën: stërvitja më e madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

25 Shkurt, 2026
Bota

Kërcënimet e SHBA për Iranin, Trump mban ‘sekret’ strategjinë e sulmeve

25 Shkurt, 2026
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Golem, 38-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me Policinë

25 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Orion-26”, Franca demonstron forcën: stërvitja më e madhe ushtarake që nga Lufta e Ftohtë

25 Shkurt, 2026

Kërcënimet e SHBA për Iranin, Trump mban ‘sekret’ strategjinë e sulmeve

25 Shkurt, 2026

Atalanta bën çmendurinë në Bergamo: përmbys Dortmundin dhe kalon në 1/8 e finales me penalltinë e Samardzic në minutën e 98-të

25 Shkurt, 2026

Murat Jashari shuan spekulimet: Nuk kam plan të bëhem President i Kosovës

25 Shkurt, 2026

Theu arresti e shtëpisë, policia hap zjarr ndaj qytetarit në Golem! Të shtëna me armë

25 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Golem, 38-vjeçari thyen arrestin shtëpiak dhe përplaset me Policinë

25 Shkurt, 2026

“Më kanë ardhur poshtë shtëpisë!” Aktori i Osmanit denoncon TikTok-erin Greca

25 Shkurt, 2026

Dhunonte nxënësit në një shkollë 9-vjeçare në Kamëz, shpallet në kërkim mësuesja

25 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.