Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e grabitjes me armë të ndodhur ditën e sotme në një pikë këmbimi valutor në qendrën tregtare “Concord”, në zonën e “5 Majit”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur i dyshuari hyri në ambientet e pikës “Exchange” dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, ka marrë rreth 1.2 milionë lekë të vjetra.
Pas grabitjes, ai u largua me motor nga vendi i ngjarjes.
Më vonë u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i tij, ndërkohë, pritet që policia të japë më shumë detaje mbi identitetin e tij dhe rrethanat e plota të ngjarjes.











