Barcelona do të përballet nesër në Madrid me Atlético-n në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, por pa dy lojtarë të rëndësishëm në sulm. Klubi katalanas njoftoi zyrtarisht në llogarinë e tij në X se Marcus Rashford nuk do të jetë i gatshëm, pasi ka pësuar dëmtim në gju në ndeshjen ndaj Mallorca-s të shtunën.
Përveç Rashford, jashtë mbetet edhe Raphinha, i cili po vazhdon rikuperimin nga dëmtimi i pësuar dy javë më parë. Kjo e vë trajnerin Hansi Flick përballë një dileme serioze në repartin ofensiv, para një sfide vendimtare.
Këtë sezon, Rashford ka zhvilluar 34 ndeshje me Barcelonën, me 10 gola dhe 13 asistime. Huazimi i tij zgjat deri në verë dhe, nëse Barcelona nuk aktivizon opsionin e blerjes, ai do të rikthehet te Manchester United.











