• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Goditi murin e qelisë me duart e mbështjella me çarçaf dhe hapi një të çarë, detaje nga tentativa e arratisjes së Bledar Selmanajt! Përmes tubave të kullimit arriti në tarracën e burgut, por…

25 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Bledar Selmanaj, i cili ditën e djeshme tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, raportohet se ka goditur murin e qelisë dhe hapi një të çarë.

Sipas burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) i akuzuari për vrasje pasi mbështjellë duart me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një çarë të mjaftueshme për të dalë.

Pasi ka arritur të dalë nga qelia, ai ka shfrytëzuar tubat e kullimit për të ngjitur tarracën e burgut.

Lexo edhe:

“Përpjekja për përdhunim”/ Zbulohet dëshmia e frikshme e autorit të vrasjes në Durrës: U mbroja, përdora thikën e bukës…

Pesticidi “helm” i eksportuar/ Të huajt humbasin besimin, fermerët: Dëmi është kolosal për shkak të një pakice që ka dëmtuar imazhin.

Gjatë tentativës për arratisje, Bledar Selmanaj kishte një litar me të cilin planifikonte të zbriste dhe të vazhdonte lëvizjen për t’u larguar nga qelia.

Por, tentativa e tij u frenua nga stafi i sigurisë, i cili arriti ta kapte duke e dërguar në izolim.

Kush është Bledar Selmanaj?

Selmanaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka një të kaluar si hajdut serial, kryesisht në argjendari dhe banesa në Tiranë.

Ndërkohë ai arrestua në zonën e ish-Bllokut për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, me të cilin ishin miq.

Ai qëlloi për vdekje të riun në Vlorë, ndërsa në oborrin e banesës së tij, në qytetin bregdetar, iu gjet e groposur arma e krimit, si dhe veshjet që kishte përdorur ditën e ngjarjes.

Bledar Selmanaj akuzohet se ekzekutoi shokun e tij brenda makinës, duke e qëlluar me plumb në kokë, ndërsa dy ditë pas krimit shkruante në faqen e tij të “Facebook” se ishte biznesmen.

Rrëfimi nga burgu i Bledar Selmanaj

Përmes një interviste telefonike të dhënë nga burgu më 28 Janar 2022 për emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, 43-veçari rrëfeu gjithë kronologjinë e ngjarjes, duke filluar që nga lidhja e miqësisë së tyre në burgun e Fierit.

Selmanaj, refuzon të jetë ai autori i krimit dhe shprehet se Xhuljanon e vrau një shok i tij me precedentë penalë, të cilin e takoi në Vlorë.

Sipas tij arsyeja që ata shkuan në Vlorë, është pasi Xhuljano i kërkoi ta shoqëronte për të takuar personin i cili më pas e ekzekutoi.

Pjesë nga intervista:

Njohja me Bullarin…

Kam qenë shok e kaluar shokut me të, kam qenë mik. Ne takoheshim në vende të ndryshme. Jemi takuar disa herë, jemi njohur në burgun e Fierit. Jemi arratisur tre herë nga Greqia e njëherë nga Italia dhe burgun e kam kryer në Shqipëri, ku kam njohur dhe Xhuljan Bullarin. Ai ka dalë para meje nga burgu, unë më vonë. Ditën e ngjarjes, jemi takuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kemi pirë kafe dhe më tha që do të nisej për në Vlorë se kishte takim me një mikun e vet. Edhe unë e kam për të ikur në Vlorë dhe kemi shkuar bashkë. Gjatë gjithë rrugës, ai shoku e telefononte. Unë e njihja, por nuk kisha muhabet me të. Kanë bërë takimin, kam qenë dhe unë aty. Unë i prisja jashtë, ata po bisedonin brenda për punët e tyre, dhe di që ishin shumë të qeshur. E pashë që isha i tepërt dhe u largova.

Me çfarë makine keni udhëtuar drejt Vlorës?

Kemi udhëtuar me një Fiat të një kushërirës së Xhulajës, pasi mua më kishin sulmuar dhe makina ime ishte gjithë plumba. Më kanë goditur me breshëri automatiku në Lushnjë dhe makina më la te Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty dha shpirt, nuk ndizej më.

Kur u qëllua makina jote?

Në fshatin Vajkan, mes Fierit dhe Lushnjës, po atë ditë, kur po vija nga Vlora në Tiranë. Nuk e di kush më ka qëlluar, ndoshta për makinën që përdorja unë, pasi unë nuk kam pasur probleme me njeri.

Kush e vrau Xhuljano Bullarin?

Me Xhuljanon bëmë bisedë se si u godita unë me breshëri automatiku. Nuk pash shqetësime te ai, veç ishte i shqetësuar për atë që më kishte ndodhur mua. Më tha se kishte një dasmë në Krujë. Tha se do të kthehej në Tiranë, pasi do çonte nënën në dasmë. Më pas ai u takua me një person tjetër. Unë u largova nga ata. Personi tjetër e priste diku tjetër. Kam qëndruar rreth 20 orë që aty. U takova me Xhuljanon, i dhashë dorën dhe atij çunit tjetër dhe i thash; po iki. Më pas u largova për në shtëpi. Telefonova një mikun tim dhe ika me makinën e tij për Tiranë. Të nesërmen e mora vesh që Xhuljano ishte ekzekutuar. Të nesërmen e mora vesh. Nga News24 e mora vesh. Isha në Tiranë.

Kam bërë kërkimet e mia se pse ishte ekzekutuar dhe kush e kishte vrarë. Kërkova personin që u takua me ta. ai person jetonte në Tiranë. Unë kam qenë në kërkim. Në atë banesë ku kisha unë banesën, nuk rrija aty. Atje mund të shkojë kushdo. S’kam vajtur në atë shtëpi. Çoja të tjerë për të ushqyer zogjtë. Arma e krimit është gjetur në 24 gusht. Unë kam arrestuar në ish-bllok në Tiranë.

Nuk isha arrestuar akoma. Të gjithë e dinin se ajo banesë ishte e imja. Mendoj se ky person që dyshoj unë e ka fshehur ky person. Atë ditë që u arrestova u pyeta dhe për armën që ishte gjetur në oborrin e banesës time. Do ishte mirë që unë të dorëzohesha. Por doja që të mblidhja informacion se kush ishte ekzekutori i tij. Mendoja se sulmi me armë ndaj meje kishte lidhje me ekzekutimin e Xhuljanos. Në 2020-2021 ishim njohur me Xhuljanon në burgun e Fierit. Ai ishte në burg për klandestinë. Personi që e ka takuar Xhuljanon, është me precedent të rëndë penale. Ata kishin qenë bashkë në të njëjtin sektor, ndaj njiheshin.

Nga Kategoria

“Përpjekja për përdhunim”/ Zbulohet dëshmia e frikshme e autorit të vrasjes në Durrës: U mbroja, përdora thikën e bukës...
Aktualitet

“Përpjekja për përdhunim”/ Zbulohet dëshmia e frikshme e autorit të vrasjes në Durrës: U mbroja, përdora thikën e bukës…

25 Shtator, 2025
Pesticidi "helm" i eksportuar/ Të huajt humbasin besimin, fermerët: Dëmi është kolosal për shkak të një pakice që ka dëmtuar imazhin.
Kryesore

Pesticidi “helm” i eksportuar/ Të huajt humbasin besimin, fermerët: Dëmi është kolosal për shkak të një pakice që ka dëmtuar imazhin.

25 Shtator, 2025
LAJM I FUNDIT: Zgjedhjet lokale të parakohshme në Tiranë, PS emëron Belinda Ballukun si drejtore të fushatës
Aktualitet

LAJM I FUNDIT: Zgjedhjet lokale të parakohshme në Tiranë, PS emëron Belinda Ballukun si drejtore të fushatës

25 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Diego Simeone dëshiron që heroi me tripletë, Julian Alvarez, të qëndrojë për vite në Atletico Madrid, mes spekulimeve për transferimin në Barcelona për shkak të frustrimeve me trajnerin.

25 Shtator, 2025
“Përpjekja për përdhunim”/ Zbulohet dëshmia e frikshme e autorit të vrasjes në Durrës: U mbroja, përdora thikën e bukës...

“Përpjekja për përdhunim”/ Zbulohet dëshmia e frikshme e autorit të vrasjes në Durrës: U mbroja, përdora thikën e bukës…

25 Shtator, 2025
Tuberkulosi vazhdon të jetë sfidë, vitin e kaluar u raportuan 548 raste.

Tuberkulosi vazhdon të jetë sfidë, vitin e kaluar u raportuan 548 raste.

25 Shtator, 2025

Kjo grua spanjolle jetoi deri në 117 vjeçare. Shkencëtarët mund të kenë zbuluar arsyen pse.

25 Shtator, 2025
Pesticidi "helm" i eksportuar/ Të huajt humbasin besimin, fermerët: Dëmi është kolosal për shkak të një pakice që ka dëmtuar imazhin.

Pesticidi “helm” i eksportuar/ Të huajt humbasin besimin, fermerët: Dëmi është kolosal për shkak të një pakice që ka dëmtuar imazhin.

25 Shtator, 2025

Mikel Arteta shpjegon arsyen pse e hoqi Bukayo Saka nga loja ndaj Port Vale pas një frike për lëndim në fitoren e Arsenalit në Kupën Carabao.

25 Shtator, 2025
LAJM I FUNDIT: Zgjedhjet lokale të parakohshme në Tiranë, PS emëron Belinda Ballukun si drejtore të fushatës

LAJM I FUNDIT: Zgjedhjet lokale të parakohshme në Tiranë, PS emëron Belinda Ballukun si drejtore të fushatës

25 Shtator, 2025

Lamine Yamal viziton Gavi-n në spital ndërsa ylli i Barcelonës dërgon një mesazh të fortë pas lëndimit të rëndë.

25 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.