Policia ka arritur të çmontojnë një grup kriminal të cilët kishin zgjeruar aktivitetin e tyre të vjedhjes në qarkun e Durrësit dhe Tiranës.
Në kuadër të këtij operacioni policor u vunë në pranga shtetasit Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama.Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Pas hetimeve janë dokumentuar katër vjedhje të kryer prej tyre në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjeve si më poshtë: Vjedhja e mjetit lundrues skaf e shtetasit S. K., në Sukth;Vjedhja në tabakinon e shtetasit R. V., në fshatin Bilalas;Vjedhja e dy automjeteve e konkretisht furgon dhe kamionçinë, të vjedhura në Mullet Tiranë më datë 13.02.2025.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, një automjet kamionçinë, rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos së shtetasit R. V., dhe katër aparate celularë.Vijojnë veprimet hetimore për dokumentin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.