Shtyhet për të dytën herë seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë”, shkak mungesa e relatores Engjëllushe Tahir, e cila prej disa ditësh ndodhet në Dubai.
Këtë të enjte anëtari i trupës gjykuese Besmir Stroka, pasi konstatoi palët e pranishme në sallë, njoftoi mungesën e Engjëllushe Tahirit duke shtyrë seancën në datë 10 mars, ora 10.00.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë shtyrë tre seanca të tjera për shkak të mungesës së Tahirit, e cila prej fillimit të javës ndodhet jashtë territorit të vendit.











