Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale.
Gjyqtari Erjon Çela vendosi këtë të martë lënien në qeli të Fetahut. Ish-gjyqtarja kishte kërkuar një masë më të lehtë sigurie, me pretendimin se ka probleme të rënda shëndetësore. Sipas mbrojtjes së Fetahu qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë jetën klientes së tyre.
Pajtime Fetahu u burgos gjatë megaoperacionit të Prokurorisë së Posaçme në qytetin e Elbasanit ku dhe u bë i mundur “zbërthimi” i organizatës kriminale të Suel Çelës.
Fetahu mbahet në qelinë e paraburgimit që prej muajit Nëntor të vitit 2024, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.
Ish-gjyqtarja komunikonte me anëtarët e organizatës, me në krye Suel Çelën, të cilit i drejtohej me epitetet “dritë, diell”. Gjithashtu, nga “çmontimi” i bisedave në SKY ECC, u bë me dije se Fetahu ka marrë ryshfet për vendime në favor të interesave të tyre.
Pajtime Fetahu nuk është një emër i panjohur për drejtësinë për lidhjet e saj të dyshimta me personazhe të krimit. Ajo u arrestua në muajin korrik, por më pas ndaj saj u vendos masa “Arrest në shtëpi”. Prokuroria e Posaçme e akuzon Fetahun se ka bashkëpunuar me klanin Çopja, duke ndikuar në proceset gjyqësore ku përfshiheshin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja.
Vetë Fetahu nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat, madje pretendon se nuk ka dijeni për ato që e akuzojnë. Mirëpo, SPAK ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se ish-gjyqtarja ka marrë 11 mijë euro, një monedhë floriri, të cilën dyshohet se e ka marrë nga Mikael Kamami dhe bashkëpunëtori i tij, Arzen Mama, djali i “Dine Çamit”.
Ndërkohë, disa muaj më pas, në nëntor të vitit që lamë pas, SPAK kërkoi burgosjen e Pajtime Fetahut dhe kjo për një tjetër çështje. Pikërisht për lidhjet që ajo kishte me të fortin e Elbasanit, Suel Çelën.
Pajtime Fetahu u burgos gjatë megaoperacionit të Prokurorisë së Posaçme në qytetin e Elbasanit ku dhe u bë i mundur “zbërthimi” i organizatës kriminale të Suel Çelës.
Ish-gjyqtarja komunikonte me anëtarët e organizatës, me në krye Suel Çelën, me të cilin na bisedat rezultonte se kishte një “lidhje” të fortë.