• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Gjyqtari Ligoraq pengoi prishjen e ndërtesës që kishte zënë hapësirën publike”/ KLGJ reagoi pas kritikave së Kryeministrit: Deklarata të tilla minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor

29 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi një ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi gjyqtarin Ligoraq Toshi për ndërtimet pa leje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama tha se gjyqtari pengoi prishjen e një ndërtese pa leje që ka bllokuar hapësirën mes dy pallateve në Tiranë. Sipas tij, gjykatësi ka dhënë vendime kundër interesit publik.

“Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit”, shkroi Rama një ditë më parë.

Lexo edhe:

Ndryshimet në qeveri, betohen ministrat e rinj! Marrin zyrtarisht detyrën

Sherr mes nxënësve në Durrës/ Njëri prej tyre goditet me thikë në qafë, Policia në vendngjarje

Por, për KLGJ-në deklarata të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor. KLGJ thekson se gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit dhe kujton se e vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.

Këshilli u bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.

KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.

Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut“, thuhet në reagimin e KLGJ-së.

Nga Kategoria

Kryesore

Ndryshimet në qeveri, betohen ministrat e rinj! Marrin zyrtarisht detyrën

6 Mars, 2026
Aktualitet

Sherr mes nxënësve në Durrës/ Njëri prej tyre goditet me thikë në qafë, Policia në vendngjarje

6 Mars, 2026
Bota

Irani ekzekuton gjeneralin e lartë të Gardës Revoluciunare! Dyshohet se shiti informacione për Khamenein

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndryshimet në qeveri, betohen ministrat e rinj! Marrin zyrtarisht detyrën

6 Mars, 2026

Sherr mes nxënësve në Durrës/ Njëri prej tyre goditet me thikë në qafë, Policia në vendngjarje

6 Mars, 2026

Irani ekzekuton gjeneralin e lartë të Gardës Revoluciunare! Dyshohet se shiti informacione për Khamenein

6 Mars, 2026

‘Qytetarët s’kanë nevojë për vonesa të reja’, presidentja Osmani: S’kam qenë kurrë më krenare sesa për këtë vendim

6 Mars, 2026

Çudia nga Dubai: Rriten me pesëfish kërkesat për eskorta gjatë sulmeve nga Irani

6 Mars, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave: KUJDES nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat bankare

6 Mars, 2026

Presidentja e Kosovës shpërndan parlamentin, dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme

6 Mars, 2026

Pas votimit në Kuvend, bëhet sot betimi i ministrave të rinj!

6 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.