• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit, deputeti-Ramës: I them këtij skërfyelli 2 metra të gjatë, unë dhe vëllai im nuk trembemi

6 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Korçës la në masën e sigurisë detyrim paraqitje Alti Nallbatin, vëllain e kandidatit për deputet të PD-së, Bledjon Nallbati. Togat e zeza e cilësuan të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij në momentin që dhanë masën e sigurisë.

“Gjykata, në përfundim të gjykimit, vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për këtë shtetas”, njoftoi gjykata.

Avokati mbrojtës i Alti Nallbatit, Nevzat Tarelli kundërshtoi vendimin, pasi sipas tij nuk ka elementë të veprës penale.
“Në vlerësimin tonë nuk ekziston fakti kriminal i pretenduar si vepër penale”, tha avokati.
Një reagim e pati edhe Bledjon Nallbati, i cili hodhi akuza ndaj prokurores së çështjes.

Lexo edhe:

Zjarr i madh në një pronë private në Fier, digjen mjete bujqësore dhe një stallë bagëtish

EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime

“Prokurorja, ish-vartësja e Niko Peleshit, personit i cili u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron shkon para gjykatës dhe thotë që nuk i kam marrë ende pamjet, nuk di çfarë ka ndodhur, por them të caktohet një masë sigurie, vlerësova si të drejtë arrestimin në flagrancë për vepra që nuk qëndrojnë dhe kërkoj që të caktohet një masë sigurie, pavarësisht nëse ende vetë nuk i administroj këto akte. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e kësaj maskarade politike. Kuptohet pse. Padiskutim që e gjitha kjo u inskenua që Edi Rama të shmangte përgjegjësinë e tij për keqqeverisjen 12-vjeçare dhe u mor me një tallava të tillë”, tha Nallbati.

Nallbati tha se drejtori i policisë delegoi që çështja të punohej nga Drejtoria e Korçës, ndërkohë që kompetencën e ka Komisariati i Devollit.

“Unë e kuptoj, drejtori i policisë, Niko Peleshi, janë eunukë, të paburrë që marrin urdhra dhe i zbatojnë verbërisht nga shefi i tyre, Edi Rama. Nuk e kam këtë deklaratë me ata. Atyre do ua jap përgjigjet ligjërisht siç u takon. Kjo çështje sapo ka filluar. Kanë marrë në qafë punonjës policie që ka firmosur shkresat mbi këtë aktakuzë, me urdhër dhe ata e dinë mirë. E ftoj atë djalë të shkojë pa qenë nevoja që ta çoj unë në SPAK dhe kudo tjetër. Të tregojë pse u mor me një çështje që nuk i takon”, tha Nallbati.

Ai i ktheu përgjigje edhe kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit e përshkroi Nallbatin si “trangull dhe kokëbosh”.

“Unë dhe vëllai im as jemi trembur dhe as do trembemi asnjëherë. Erdhe në Devoll dhe the që vëllai i Bledjon Nallbatit, një njeri gjysmë metri i gjatë është kapo. Jo. Ai as është gjysmë metri i gjatë dhe nuk është kapo. Është kapedan sepse pret dhe përcjell qytetarët dhe i ndihmon me çfarë mundet. Ndërkohë që vëllai yt dy metrosh dihet botërisht, i akuzuar nga agjencitë ndërkombëtare të inteligjencës si kryemafiozi i kokainës në Shqipëri. Vëllai im dhe i jot kanë një ndryshmëri të madhe. Ashtu siç unë dhe ti ndryshojmë shumë. Ti je burracak dhe frikacak. Do ta marrësh përgjigjen pas datës 11 Maj”, tha ai.

Kujtojmë se vëllai i Bledjon Nallbatit u arrestua pas një konflikti me një shofer kamioni. Pas debatit që nisi fillimisht me fjalë, Alti Nallbati tentoi të zbriste shoferin poshtë, por u pengua nga deputeti.

Situata agravoi më pas dhe të dy vëllezërit tentuan të nxjerrin jashtë shoferin. Në vendin ku ndodhi sherri ndërhynë qytetarët që shuan konfliktin.

Ndërkohë gjatë një takimi të hënë në Devoll, kryeministri Edi Rama komentoi rastin dhe sulmoi deputetin e PD-së, Bledion Nallbati.

“Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që nuk e di në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend, por ma ha mendja te fjala kokëbosh dhe trangull, që Dritëroi e përdor. Ai gjen vend komplet. Si mundet demokratët e Devollit të votojnë për një rrugaç?! Nuk është një, janë një grup dhe ju e dini mirë se kush është rrugaçi kryesor. Dhe ju e dini mirë pse ky rrugaci dytësor bën si i fortë dhe ndihet me shpatulla të ngrohta. Nga një poet kombëtar, te një turp vendor këtu”, tha Rama.

Tags: nallbatiramesskerfylell

Nga Kategoria

Aktualitet

Zjarr i madh në një pronë private në Fier, digjen mjete bujqësore dhe një stallë bagëtish

27 Qershor, 2025
Aktualitet

EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime

27 Qershor, 2025
Lajme

Çfarë po ndodh mes tyre? Fifi i fshin të gjitha fotot me partnerin

27 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Zjarr i madh në një pronë private në Fier, digjen mjete bujqësore dhe një stallë bagëtish

27 Qershor, 2025

EMRI/ “Wanted” nga Interpol Tirana, arrestohet në Londër shqiptari që intimidonte një femër me fotot intime

27 Qershor, 2025

Çfarë po ndodh mes tyre? Fifi i fshin të gjitha fotot me partnerin

27 Qershor, 2025

Trump: E shpëtova Khamenein nga një vdekje e turpshme, e dija se ku fshihej

27 Qershor, 2025

Putin: Kam respekt të madh për Trump. Gati për një raund tjetër bisedimesh me Ukrainën në Stamboll

27 Qershor, 2025

EMRI/ Vrau vajzën dhe fqinjin për arsye xhelozie, gjykata italiane dënon me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar

27 Qershor, 2025

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

27 Qershor, 2025

62 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, përfshirë civilë që prisnin ndihmat humanitare

27 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.