• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gjykata e la Metën në qeli, Tedi Blushi: Nëse i ndodh ndonjë gjë në burg, përgjegjësi do të mbajë Edi Rama

23 Tetor, 2024
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp pas vendimit të GJKKO-së për kreun e kësaj force politike, Ilir Meta. Blushi tha se ky akt konfirmon rëshqitjene Shqipërisë në diktaturë. Ai shtoi se vendimi është i turpshëm, i neveritësh, i papranueshëm dhe kundër opozitës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Vendimi i sotëm politik i kamikazëve të Ramaformës në GJKKO apo Gjykatën Kombëtare Kundër Opozitës, për të lënë në arrest me burg politik, pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, Presidentin e Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta, i diktuar nga mafia ndërkombëtare antishqiptare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është një akt shumë i rëndë që konfirmon rënien totale të shtetit ligjor, kapjen për fyti dhe asgjesimin e drejtësisë të vendosur totalisht në shërbim të Narkoshtetit dhe axhendave personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës.

Lexo edhe:

Dorëheqja e Karçanajt, kush është drejtori i ri i AKSHI-t!

Kuvendi i Kosovës diskuton sot për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtarë.

Ky vendim i turpshëm, i neveritshëm dhe i papranueshëm i Gjykatës Kombëtare Kundër Opozitës që konfirmon rrëshkitjen totale të Shqipërisë në diktaturë është vijim i agresionit të pastër terrorist të Narkoshtetit dhe mafias ndërkombëtare kundër Presidentit z.Ilir Meta, Partisë së Lirisë, opozitarizmit të vërtetë, pluralizimit politik dhe demokracisë, që u konsumua sot edhe në sallën e gjyqit nga terroristi Alti Dumani, prokurori Kallp dhe ish-hetuesi i komunizmit, Arben Kraja.

Akti shumë i rëndë dhe mafioz i burgosjes politike të Presidentit Meta, pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, që vjen fill pas skenarit ogurzi destabilizues për eliminimin e tij fizik dhe rrëmbimit të dhunshëm provon kriminalizimin dhe kapjen totale të institucioneve të drejtësisë nga “Ramaforma”, që janë kthyer në vrasës mes pagesë të opozitës, që edhe sot botërisht morën urdhrin terrorist nga Edi Rama për vrasjen e kundërshtarëve politikë, gjoja për llogari të miqve të huaj.

Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta, të qarta, të vendosura dhe parimore institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të shtetit ligjor, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, kundër “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të vendosur dhe të pakompromis, me guxim dhe kurajë, të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.

Partia e Lirisë duke shprehur qartësisht solidaritetin dhe mbështetjen e plotë dhe shumë të vendosur me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon me intesitet të lartë aktivitetin politik nën drejtimin dhe lidershipin e Tij pavarësisht gjendjes së tij juridike.

Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus.
Edi Rama dhe Katicat e tij kanë kaluar tashmë çdo vijë të kuqe ndaj e vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin.

Ai u pyet nga gazetarët dhe lidhur me gjendjen shëndetësore të Metës për të cilin tha se është shqëlqyeshëm dhe nëse i ndodh ndonjë gjë në burg, përgjigja do të mbajë Rama.

“Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Asnjë merak të mos keni. Nëse i ndodh ndonjë gjë në burg, përgjigja do të mbajë Edi Rama”, tha Blushi.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dorëheqja e Karçanajt, kush është drejtori i ri i AKSHI-t!

13 Shkurt, 2026
Kuvendi i Kosovës diskuton sot për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtarë.
Aktualitet

Kuvendi i Kosovës diskuton sot për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtarë.

13 Shkurt, 2026
Aktualitet

A do pezullohet ministrja “Diella”? Aktorja Anila Bisha kërkon 1 milionë euro nga shteti për imazhin!

13 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ish-kryeministri i Norvegjisë përballet me akuzat e korrupsionit të rëndë, hetimi zbulon lidhjet e dyshimta me Jeffrey Epstein.

Ish-kryeministri i Norvegjisë përballet me akuzat e korrupsionit të rëndë, hetimi zbulon lidhjet e dyshimta me Jeffrey Epstein.

13 Shkurt, 2026

Dorëheqja e Karçanajt, kush është drejtori i ri i AKSHI-t!

13 Shkurt, 2026
Shpresa për një përfundim të luftës? Zëdhënësi i Kremlinit shpall raundin e ri të negociatave mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

Shpresa për një përfundim të luftës? Zëdhënësi i Kremlinit shpall raundin e ri të negociatave mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

13 Shkurt, 2026
Kuvendi i Kosovës diskuton sot për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtarë.

Kuvendi i Kosovës diskuton sot për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtarë.

13 Shkurt, 2026
Konferenca e Mynihut: Sekretari i Shtetit Amerikan paralajmëron Evropën për një “periudhë të re në gjeopolitikë”

Konferenca e Mynihut: Sekretari i Shtetit Amerikan paralajmëron Evropën për një “periudhë të re në gjeopolitikë”

13 Shkurt, 2026

A do pezullohet ministrja “Diella”? Aktorja Anila Bisha kërkon 1 milionë euro nga shteti për imazhin!

13 Shkurt, 2026
Khephren për vërtetimin, Marcus për hakmarrjen, Derbi italian i vëllezërve Thuram

Khephren për vërtetimin, Marcus për hakmarrjen, Derbi italian i vëllezërve Thuram

13 Shkurt, 2026

Arabia Saudite “nuk ishte ajo që kërkoja” – Aymeric Laporte shpjegon largimin e papritur nga Al-Nassr ndërsa mbrojtësi i Athletic Club tregon arsyen pse refuzoi Marseillën.

13 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.