Teka zgjedhjet po afrojnë, kanë nisur edhe ethet për vota, por edhe gjetjet praktike në ‘momente vështirësish’ si ky në foto.
Është Selami Jenishehri, kryetari i Partisë së Bashkimit Popullor të Pensionistëve. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur kushtet e motit janë përkeqësuar dhe për t’u mbrojtur nga shiu, në mungesë të çadrës, ka vendosur në kokë një… qese plastike!
Jenishehri është pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e Sali Berishës, bashkë me aleatin tjetër, Kujtim Gjuzi, të Konservatorëve, të cilin kryeministri Rama e ironizon për mustaqet.
Madje ky i fundit është fotografuar në një nga urbanet e kryeqytetit, me telefon në dorë i përqwndruar dhe me kapele ‘republike’.
Në foton e mëposhtme, Gjuzi shihet i ulur teksa mbi kokë mban një kapele dhe në duar telefonin. I përqendruar në celularin e tij, ish-deputeti duket i pashqetësuar, ndërkohë që qytetarëve i ka tërhequr vëmendjen zgjedhja që ai ka bërë për të përdorur transportin publik.