• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 5 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

GJKKO pranon ankimin e Belerit dhe i kërkon SPAK të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

1 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka pranuar një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj më 28 shkurt.

Në kërkesën e GJKKO thuhet “Gjykata çmon se, kallëzimi i shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” kryer në bashkëpunim dhe Olta Xhaçka, deputete, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisios Alfred Beleri për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj.”

Lexo edhe:

Pista kryesore gjakmarrja! Shoqërohen pesë persona për vrasjen e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës

E goditi rrufeja teksa ruante bagëtitë, humb jetën çobani 47-vjeçar në Pogradec

GJKKO i kërkon Prokurorisë së Posaçme që të vazhdojë hetimet për kallëzimin e mëhershëm, ku ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.

GJJKO në kërkesën drejtuar SPAK arsyeton se “Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitoret strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interest, nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme i kërkon Prokurorisë së Posaçme që “të administrojë të gjithë praktikën e regjistrimit të shoqërive në pronësi të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, administrimin e praktikës së marrjes së statusit të investitorit strategjik të të kallëzuarit Artan Gaçi, administrimin e deklarimeve të të kallëzuarve në intervista që kanë dhënë publikisht nga të cilat rezultojnë që kanë pranuar krijimin e një shoqërie tregtare me ortake fiktivë, kunatën e të kallëzuares Olta Xhaçka, me qëllim shmangien në dukje të konfliktit të interesit, deklarimet e të kallëzuares Olta Xhaçka në të cilat pranon për dijeninë dhe dëshirën e saj për marrjen në përdorim pa shpërblim të plazhit publik, si dhe të kryejë veprime të tjera hetimore që do të dalin nga dinamika e hetimeve. në mënyrë që kallëzimi i shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, edhe per shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të ketë një vendimmarrje.”

Më 19 shkurt, eurodeputeti Fredi Beleri bëri një kallëzim penal  pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Jorgo Goros, Artan Gaçit dhe deputetes Olta Xhaçka.

Në kallëzimin e tij, ai kërkon ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024  të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.

’Eurodeputetei Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për vepren penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse.

Në kallëzim, Beleri kërkon hetimin e praktikave të regjistrimit të shoqërive në pronësi të familjarëve të Xhaçkës, dhënien e statusit të investitorit strategjik për Gaçin dhe deklaratat publike të tyre që lidhen me përdorimin e një plazhi publik.

Tags: artan gaciolta xhacka

Nga Kategoria

Aktualitet

Pista kryesore gjakmarrja! Shoqërohen pesë persona për vrasjen e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës

5 Gusht, 2025
Aktualitet

E goditi rrufeja teksa ruante bagëtitë, humb jetën çobani 47-vjeçar në Pogradec

5 Gusht, 2025
Aktualitet

Berberi në Vlorë i bëri “gropën”, Gjykata lë në burg “vrasësin me tre emra”! Flodian Plaku mohon të ketë lidhje me ekzelutimin e Gentjan Bejtjas

5 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Pista kryesore gjakmarrja! Shoqërohen pesë persona për vrasjen e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës

5 Gusht, 2025

E goditi rrufeja teksa ruante bagëtitë, humb jetën çobani 47-vjeçar në Pogradec

5 Gusht, 2025

Berberi në Vlorë i bëri “gropën”, Gjykata lë në burg “vrasësin me tre emra”! Flodian Plaku mohon të ketë lidhje me ekzelutimin e Gentjan Bejtjas

5 Gusht, 2025

Nuk ka paqe te demokratët, fillon përplasja! Myslym Murrizi: Pse latë 23 vemje të sigurt në lista?; I kthehet Dash Sula: Fola dhe kur donin të “varnin” liderin e opozitës

5 Gusht, 2025

Zelensky akuzon Moskën: ‘Mercenarë’ nga Kina, Pakistani dhe vende të tjera po luftojnë për Rusinë

5 Gusht, 2025

Strategjia e Izraelit për të rimarrë Rripin e Gazës, administratë ushtarake dhe vendbanime të reja

5 Gusht, 2025

Partizani zgjedh trajnerin e ri, serbi kthehet përsëri në kategorinë Superiore

5 Gusht, 2025

Gjykata e Lartë cakton ‘arrest shtëpie’ për ish-presidentin e Brazilit!

5 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.