Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh falënderimi për ndjekësit në rrjete sociale me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së tij.
Ai shkruan se në këtë përvjetor ndihet më i lirë, më i ri dhe më i fortë se asnjëherë tjetër, pavarësisht se sot sërish GJKKO e la në qeli.
“Falenderoj përzemërsisht gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për urimet e tyre me rastin e ditëlindjes time, e cila më gjen më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër. Një falenderim të jashtëzakonshëm për nënën time, e cila më besoi emrin ILIR.”, shkruan ai.
Më herët, GJKKO i rrëzoi kërkesën për të ndryshuar masën e sigurisë arrest në burg pavarësisht se kishte ofruar 50 mijë euro garanci.












