Një gjest për tu vlerësuar ishte ai i një kalimtari të rastësishëm pranë një Exchange. Në tokë kishte rënë një kartmonedhë me vlerë 50 euro ndërsa punonjësit nuk e kishin vënë re.
Djali në fjalë kalon rastësisht në rrugë së bashku me një tjetër person, të cilëve i bie në sy. Teksa nuk e ndalon hapin, djali kthehet pak çaste më pas duke e marrë euron për t’ia dhënë punonjësve në Exchange.
Ky moment është publikuar në media duke falënderuar djalin për veprimin e mirë dhe qytetar.