Një reagim i Gjestit mbrëmjen e djeshme në krevat, ka bërë që Egli sot të zgjohet e përlotur. Ajo sapo u zgjua shkoi dhe përqafoi Danjën që ishte vetëm në kuzhinë.
Më pas, teksa Egli ishte ulur jashtë duke shijuar rrezet e diellit pranë saj ka shkuar Gjesti, ku u munduan që të sqaroheshin me njëri-tjetrin.
Banorja është ndjerë keq nga mënyra se si Gjesti ka reaguar kur ka parë një nishan në trupin e saj. Ai shprehet se nuk ka qenë reagimi për nishanin por për një gjë tjetër.
“Po ashtu ishte, nuk kam parë kurrë gjë më të shpifur, kurrë në jetë”, shtoi ai.
Pjesë nga biseda:
Egli: Kingin duhet me e ulë pak
Gjesti: Shumë përtokë jam, e mos ma bëj ule kingin, pse po më thua ule kingin
Egli: Po të flas tamam siç e ndjej gjënë, më ke fyer, kaq. Ti perfekti, nuk të kam bërë kurrë të ndihesh keq
Gjesti: Nuk jam perfekti unë, kur e kam thënë, kur kam sillem si p”rfekti
Egli: Mënyra se si më flet mua dhe çfarë më vë mua në pah, me mënyrën si e bën prepotencë tregon
Gjesti: Po ashtu ishte, nuk kam parë kurrë gjë më të shpifur, kurrë në jetë
Egli: Po boll more
Gjesti: Për herë të parë që e pashë. Ça të bëj
Egli: A ke Zot ti?
Gjesti: Po kam, shyqyr qe kemi. Veç i ke thyer thellit pa lidhje. Nuk e kisha për shenjën, e kisha për tjetër gjë. M’u duk shumë e shpifur se po më bën të flas. Është e drejta ime
Egli: E drejta jote është t’a mbash për vete dhe të mbash distancë nëse nuk të pëlqen. Se më ke bërë mos me të dasht me të pa më fare, kaq
Gjesti: Asgjë të keqe s’ka, veç po ia bën vetes