• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Gjenetikë – Për herë të parë, një fëmijë me një sëmundje të rrallë ndalet nga përkeqësimi falë terapisë gjenetike

1 Dhjetor, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Një përparim historik në mjekësinë gjenetike është arritur në Mbretërinë e Bashkuar: simptomat e një fëmije 3-vjeçar me sindromën Hunter – një sëmundje e rrallë, e trashëguar dhe me pasoja të rënda – janë ndalur për herë të parë falë një terapie të re gjenetike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sindroma Hunter (MPS II) prek pothuajse vetëm meshkuj dhe, në rastet më të rënda, shkakton dëmtime të rënda në tru dhe organe, duke kufizuar jetëgjatësinë nën moshën 20 vjeç. Për shkak të humbjes së progresive të aftësive, shpesh quhet edhe “demenca e fëmijërisë”.

Oliver Chu, një fëmijë nga Kalifornia, ishte i pari nga pesë pacientët që iu nënshtrua kësaj terapie eksperimentale. Ai nuk prodhonte dot një enzimë të rëndësishme (IDS), e cila mbron qelizat nga dëmtimet që shkakton sëmundja. Ekipi mjekësor në Manchester modifikoi disa nga qelizat e tij përmes terapisë gjenetike dhe ia riktheu sërish në trup.

Lexo edhe:

Orizi i kombinuar me vezët mund të zëvendësojnë mishin për cilësinë e proteinave, thonë nutricionistët

Kjo është mosha kur fëmijët duhet të fillojnë të lajnë dhëmbët

Profesori Simon Jones, drejtues i ekipit kërkimor, tha për BBC: “Të shohësh përmirësim te një fëmijë si Oliver ka qenë ëndrra ime prej 20 vitesh. Rezultatet janë jashtëzakonisht emocionuese.”

Si u krye trajtimi – një proces që zgjati muaj

Dhjetor 2024 – Marrja e qelizave
Në Spitalin Mbretëror të Fëmijëve në Manchester, mjekët i morën Oliver-it një lloj të veçantë qelizash burimore nga gjaku. Këto qeliza u dërguan në një laborator të specializuar në Londër, ku u modifikuan duke u “furnizuar” me kopjen e shëndetshme të gjenit IDS.

Për ta futur këtë gjen në qeliza, shkencëtarët përdorën një virus të modifikuar, të padëmshëm, një teknikë e testuar edhe në trajtime të tjera të rralla gjenetike.

Shkurt 2025 – Rikthimi i qelizave në trup
Qelizat e modifikuara iu injektuan Oliver-it në dy infuzione të njëpasnjëshme. Mjekët shpjegojnë se këto qeliza duhet të vendosen në palcën e kockave dhe të prodhojnë qeliza të reja të gjakut që, ndryshe nga më parë, krijojnë enzimën që i mungonte trupit të tij.

Shenjat e para të përmirësimit – Maj 2025

Tre muaj pas injeksionit, familja u rikthye në Manchester për testime. Mjekët vunë re përmirësime të dukshme në lëvizje, të folur dhe ndërveprim shoqëror.

“Oliver është bërë shumë më energjik dhe më i pavarur. është një ndryshim i pabesueshëm,” – thotë nëna e tij, Jingru Chu.

Fëmija nuk ka më nevojë për infuzione javore të enzimës sintetike – një trajtim i shtrenjtë që më parë i duhej patjetër. Mjekët konfirmuan se Oliver tashmë po e prodhon vetë enzimën që më parë mungonte.

Rezultatet pas 9 muajsh – trajtimi po funksionon

Në vjeshtë 2025, kontrollet treguan se terapia ka arritur efektin e kërkuar. Profesor Jones u shpreh:

“Para trajtimit, Oliver nuk prodhonte aspak enzimë. Tani po prodhon dhjetëra herë më shumë se niveli normal. Po mëson fjalë të reja dhe po zhvillohet si duhet.”

Megjithatë, ekipi mjekësor mbetet i kujdesshëm: efekti i plotë i terapisë do të vlerësohet gjatë dy viteve të ardhshme.

Një shpresë e re për fëmijët me sëmundje të rralla

Gjithsej pesë fëmijë nga SHBA, Europa dhe Australia po i nënshtrohen të njëjtës terapi eksperimentale. Nëse rezultatet vazhdojnë të jenë pozitive, spitali dhe universiteti në Manchester do të bashkëpunojnë me kompani bioteknologjike për ta sjellë trajtimin në përdorim të gjerë.

Trajtimet e ngjashme tashmë po studiohen edhe për forma të tjera të sëmundjeve MPS, si sindroma Hurler dhe Sanfilippo.

Prindërit e Oliver-it thonë se janë “përjetësisht mirënjohës” që u dha mundësia të merrnin pjesë në këtë studim që po hap një epokë të re në mjekësinë gjenetike.

Nga Kategoria

Ekstra

Orizi i kombinuar me vezët mund të zëvendësojnë mishin për cilësinë e proteinave, thonë nutricionistët

17 Shkurt, 2026
Ekstra

Kjo është mosha kur fëmijët duhet të fillojnë të lajnë dhëmbët

16 Shkurt, 2026
Shëndeti

OBSH heq Shqipërinë nga lista e vendeve pa fruth, Ministria e Shëndetësisë mohon infektimet

15 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Abuzim seksual ndaj një të mituri: Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar Epstein - nëse keni informacione…

Abuzim seksual ndaj një të mituri: Policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar Epstein – nëse keni informacione…

18 Shkurt, 2026

Zbrazet kampi xhihadist Al-Hol në Siri ku strehoheshin të paktën 22 shqiptarë

18 Shkurt, 2026

“Jam i turpëruar” – Legjenda e Benfikës akuzon Gianluca Prestianni se gënjen për ‘akt racor’ ndaj Vinicius Junior në ndeshjen e tensionuar kundër Real Madridit.

18 Shkurt, 2026
Mateo debaton me Rogertin: A je i marrë apo e bën qëllimisht?

Mateo debaton me Rogertin: A je i marrë apo e bën qëllimisht?

18 Shkurt, 2026
I dënuar me 10 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet shqiptari 38-vjeçar sapo mbërrin në aeroportin e Peruxhias në Itali.

I dënuar me 10 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet shqiptari 38-vjeçar sapo mbërrin në aeroportin e Peruxhias në Itali.

18 Shkurt, 2026

Real Madrid paralajmëron se objektivi i transferimit Rodri do të preferonte të shkelte me një klub tjetër nëse largohet nga Man City.

18 Shkurt, 2026
Artizanët që ndihmuan nazistët: Si dokumentet historike u shndërruan në mjete për ndjekjen dhe vrasjen e hebrenjve

Artizanët që ndihmuan nazistët: Si dokumentet historike u shndërruan në mjete për ndjekjen dhe vrasjen e hebrenjve

18 Shkurt, 2026
"Familja ime më ka ndihmuar" / Rogerti për Selinën: Kam shumë gjëra që nuk dua t'i përmend, janë të turpshme.

“Familja ime më ka ndihmuar” / Rogerti për Selinën: Kam shumë gjëra që nuk dua t’i përmend, janë të turpshme.

18 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.