• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 15 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gjendja e spitaleve psikiatrike në Shqipëri, mungesë stafi të specializuar dhe mbikapacitet

10 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Shëndeti, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

 Në raportin e fundit të inspektimeve në spitalet psikiatrike të Shqipërisë, publikuar nga Avokati i Popullit, janë evidentuar një sërë problematikash të rëndësishme që prekin cilësinë e trajtimit dhe kushtet e personave me probleme të shëndetit mendor.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga infrastruktura e papërshtatshme, te mbikapaciteti dhe stafi i papërgatitur, problematikat nënvizojnë nevojën për një buxhet më të madh drejt këtyre institucioneve. Sipas të dhënave të marra, përgjatë vitit 2023, në 4 spitalet psikiatrike në vend ka pasur 3161 pacientë.

Raporti thekson se shumë nga rekomandimet janë të përsëritura ndër vite dhe shpesh nuk kërkojnë buxhet të madh për zbatimin e tyre, por mbeten të pazgjidhura. Avokati i Popullit ka kërkuar që këto masa të merren parasysh sa më shpejt për të siguruar një trajtim më cilësor, human dhe të denjë për personat me probleme të shëndetit mendor në Shqipëri.

Lexo edhe:

“Nuk ka asnjë fije hekur more!” Adriatik Lapaj reagon për shembjen e rrugës Maliq-Lozhan

Netanyahu: Iranit i nevojitet shkatërrimi i kapacitetit bërthamor; do të sulmojmë nëse nuk arrijnë marrëveshje me SHBA-në

Inspektimet janë kryer në disa institucione, përfshirë spitalet psikiatrike në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, si dhe në institucionet e veçanta për të burgosurit në Lezhë dhe Tiranë.

Problematikat Kryesore:
• Kushte të papërshtatshme infrastrukturore: Spitalet psikiatrike në Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë vazhdojnë të përballen me mungesa të theksuara në kushtet strukturore për trajtimin dhe rikuperimin e pacientëve.
• Mungesa e aktiviteteve rikuperuese: Në disa institucione, si spitali “Xhavit Gjata” në Tiranë dhe “Sadik Dinçi” në Elbasan, mungojnë ambientet për zhvillimin e aftësive okupacionale dhe aktivitetet e rikuperimit.
• Kapacitetet e pamjaftueshme: Institucionet shëndetësore psikiatrike vuajnë nga mungesa e hapësirave për akomodimin e pacientëve në faza rikuperimi, si në sistemin e shtëpizave në Shën Koll.
• Mungesa e investimeve: Rikonstruksioni i pavijoneve, veçanërisht në spitalet e Elbasanit dhe QSUT, mbetet një nevojë imediate për të përmbushur standardet e kërkuara nga institucionet ndërkombëtare.
• Stafi i pamjaftueshëm dhe i papërgatitur: Ka nevojë urgjente për shtim të mjekëve psikiatër, infermierëve dhe stafit ndihmës, si dhe për trajnime të posaçme për menaxhimin e pacientëve me çrregullime të rënda mendore.
• Mungesa e pavijoneve të posaçme: Pacientët abuzues me substanca narkotike nuk kanë hapësira të dedikuara për trajtim specifik.

Avokati i Popullit ka propozuar një sërë masash për përmirësimin e situatës, duke përfshirë:
• Rikonstruksionin e plotë të ndërtesave spitalore dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore (ngrohje, dushe, tualete).
• Pajisjen e spitaleve me mjete kufizimi mekanik dhe riorganizimin e pavijoneve për pacientët akutë.
• Vendosjen e sistemeve të monitorimit me kamera në ambientet e përbashkëta për rritjen e sigurisë.
• Krijimin e pavijoneve të posaçme për personat me çrregullime të lidhura me abuzimin me substanca narkotike.
• Shtimin e kuotave për specializantë në psikiatri dhe rritjen e stafit klinik dhe ndihmës./ Monitor

Tags: spitalet psikiatrike

Nga Kategoria

Aktualitet

“Nuk ka asnjë fije hekur more!” Adriatik Lapaj reagon për shembjen e rrugës Maliq-Lozhan

15 Shkurt, 2026
Netanyahu: Iranit i nevojitet shkatërrimi i kapacitetit bërthamor; do të sulmojmë nëse nuk arrijnë marrëveshje me SHBA-në
Aktualitet

Netanyahu: Iranit i nevojitet shkatërrimi i kapacitetit bërthamor; do të sulmojmë nëse nuk arrijnë marrëveshje me SHBA-në

15 Shkurt, 2026
Ekstra

Capitar T tregon pse e mbajti në privatësi lidhjen me Adrola Duashin: Nuk ishte sekret

15 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Greva e urisë së të afërmve për lëshimin e shpejtë të disidentëve venezuelianë Dhjetë persona filluan një grevë urie në Venezuela për të kërkuar lirimin e 33 të burgosurve politikë që mbeten në Zona 7, ndërsa 17 prej tyre u liruan të shtunën. Të afërmit vazhdojnë protestat për një ligj amnistie.

15 Shkurt, 2026

Wayne Rooney tregon dy klubet ku do të pranonte të punonte si ndihmës trajner, ndërsa legjenda e Man Utd lë mundësi për t’u rikthyer në profesionin e trajnerit.

15 Shkurt, 2026
“Brikena nuk është lojë,” Mateo diskuton strategjinë e tij në BBVA: Nuk bëj llogari, por...

“Brikena nuk është lojë,” Mateo diskuton strategjinë e tij në BBVA: Nuk bëj llogari, por…

15 Shkurt, 2026

Kuba shtyn panairin e cigareve për mungesë karburanti; ende pa datë të re

15 Shkurt, 2026
Eva dhe Endri Dumani në siri të vetmuar pas vdekjes së gjyshes: Mesazhi emocionues për dajën Xhetan.

Eva dhe Endri Dumani në siri të vetmuar pas vdekjes së gjyshes: Mesazhi emocionues për dajën Xhetan

15 Shkurt, 2026
Vllaznia mposht Elbasanin dhe feston 107 vjetorin si lider në renditjen elitare të futbollit shqiptar.

Vllaznia mposht Elbasanin dhe feston 107 vjetorin si lider në renditjen elitare të futbollit shqiptar

15 Shkurt, 2026

AirAsia X rinis linjën Londër–Kuala Lumpur me ndalesë në Bahrein

15 Shkurt, 2026

Real Madridi jep përditësim për Mbappé para ndeshjes së Champions ndaj Benficas

15 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.