Pas 24 orësh kërkimesh, një 11-vjeçar i zhdukur në zonën e Freskut në Tiranë është gjetur në portin e Durrësit. Lajmin e ka konfirmuar vetë mamaja e djalit, e cila u njoftua nga vëllai i saj për gjetjen e të miturit.
Sipas informacioneve, djali kishte dalë nga shtëpia për në shkollë pas një debati me nënën, por nuk arriti të paraqitej në orët e mësimit. Ai jeton me të ëmën, pasi prindërit e tij janë të divorcuar.
I mituri u pa për herë të fundit pranë shkollës “Androkli Kostallari”, dhe mamaja e tij kishte bërë denoncim në Komisariatin Nr. 1 Tiranë, duke i dorëzuar policisë edhe një fotografi për identifikim.
Policia vijon hetimet për rrethanat e zhdukjes së djalit.










