Gazetari Bledian Koka, i ftuar në “Off the Record” në A2CNN, u shpreh se kryeministri Edi Rama mund të thirret nga SPAK brenda muajit prill.
Sipas Kokës, kjo lidhet me informacione për dosje që i kanë mbërritur drejtësisë shqiptare, veçanërisht nga Gjermania, të cilat mund të ndikojnë në vijimin e hetimeve. Ai theksoi se bëhet fjalë për një informacion që, sipas tij, ekziston, por që mbetet për t’u konfirmuar nga zhvillimet konkrete.
Nga ana tjetër, analisti Albatros Rexhaj ngriti pikëpyetje mbi burimin e këtij informacioni, duke e pyetur nëse bëhej fjalë për një fakt të verifikuar apo një vlerësim personal.
Bledian Koka: Unë besoj që zoti Rama mund të ketë informacione që në prill atij i vjen një thirrje nga SPAK.
Albatros Rexhaj: Ke informacione për këtë apo është thjesht intuita juaj?
Bledian Koka: Unë e kam një informacion të kësaj natyre, por mbetet për t’u parë.
Albatros Rexhaj: Si person në dijeni?
Bledian Koka: Si person në dijeni mund të thuash. Nëse drejtësia avancon me ato dosje që kanë ardhur, sidomos nga Gjermania…











