• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

17 Shtator, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Shpikja e Edi Ramës për një ministre virtuale është thjesht një strategji për PR. Kështu shkruan gazeta zvicerane, Neue Zuercher Zeitung e cila thekson se projektit i mungon gjëja më e rëndësishme, transparenca.

Gazeta shton se Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Evropë një pengesë qendrore për anëtarësimin në BE, të cilin qeveria synon ta arrijë deri në vitin 2030.

Korrupsioni në Shqipëri shton gazeta duhet të frenohet përmes një shpërndarjeje më transparente dhe neutrale duke vënë në pikëpyetje rolin e inteligjencës artificiale, Diella.

Lexo edhe:

Obama ngre alarmin: Vrasja e Charlie Kirk ka futur vendin në rrezik

Mesila Doda shpall pavarësinë në Kuvend, Kadiu: Problemi është pozicionimi në lista të sigurtë dhe…

Shkrimi i plotë:

Në shikim të parë, vetëm rrobat e saj tradicionale tregojnë se Diella nuk është një ministre e zakonshme.

Diella u prezantua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Facebook si “ministër i inteligjencës artificiale” – si një nga shtatëmbëdhjetë anëtarët e kabinetit.

Emri Diella në shqip do të thotë “diell”. Ministrja e inteligjencës artificiale pritet të sjellë dritë në sistemin e errët të prokurimeve në Shqipëri. Rama e prezantoi atë para një jave dhe premtoi: Diella do të bëjë që dhënia e kontratave publike të jetë “100 për qind e lirë nga korrupsioni”.

Sipas Ramës, Diella është “promovuar në qeveri për shkak të punës së saj të palodhur” si chatbot në platformën E-Albania. Në këtë platformë, shqiptarët mund të aplikojnë për dokumente zyrtare – si një dëshmi penaliteti apo një certifikatë patente. Që nga fillimi i vitit, Diella ndihmon si chatbot për të lundruar në platformë, por nuk lëshon dokumente. Si ministre, ajo pritet të garantojë “shpejtësi, cilësi dhe transparencë të plotë”.

Politika e imazhit e Ramës

Që nga njoftimi i Ramës javën e kaluar, mediat nga Londra deri në Lagos raportuan: BBC, Al-Jazeera, NBC News, SRF dhe shumë të tjera prezantuan Diellën dhe pyetën nëse së shpejti inteligjenca artificiale do të qeverisë njerëzit. Ditën pasuese, Rama festoi në Facebook: “Diella ka pushtuar shtypin botëror”.

Që mediat botërore iu hodhën menjëherë lajmit, nuk është rastësi. Qëkur ChatGPT e të ngjashmet u bënë masive, e ardhmja duket sikur është e paracaktuar nga inteligjenca artificiale. Kompanitë teknologjike i reklamojnë produktet e tyre të ardhshme me AI si shpëtimtarë dhe kështu gjenerojnë vëmendje. Rama tregon se kjo narrativë funksionon edhe për qeveritë.

Ish-profesori i artit dhe mjeshtri i vetëinskenimit, Edi Rama, e kupton fuqinë e simbolikës – dhe e di si të bëhet viral. Që para 25 vjetësh, si kryetar bashkie i Tiranës, Rama përdori fort një politikë të imazheve. Ai bëri që pallatet e zymta të kohës së diktaturës së Hoxhës të lyheshin me ngjyra. Nga jashtë, qyteti dukej papritur më i ndritshëm e modern, por substanca e ndërtesave mbeti e pandryshuar.

Para disa javësh, Rama shpërndau vizionin e një vendi pothuajse pa para në dorë, ndaloi TikTok-un për një vit dhe u ul në gjunjë publikisht para kryeministres italiane Giorgia Meloni. Gjestet e mëdha ndryshojnë pak. Por Rama po fiton gjithnjë e më shumë pushtet, ndërsa problemet strukturore mbeten të pazgjidhura.

Është e paqartë se si funksionon algoritmi

Sipas organizatës Transparency International, Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Evropë – një pengesë qendrore për anëtarësimin në BE, të cilin qeveria synon ta arrijë deri në vitin 2030.

Një pikë e dobët është dhënia e tokave publike. Një “Ligj për investimet strategjike”, i diskutueshëm, i jep qeverisë mundësinë të transferojë tokë publike te investitorët, nëse investimet konsiderohen me përfitim strategjik. Kritikët thonë se ky ligj u shërben para së gjithash aleatëve politikë të partisë në pushtet dhe nxit korrupsionin në vend.

Prandaj do të ishte me rëndësi që korrupsioni të frenohej përmes një shpërndarjeje më transparente dhe neutrale. Por si mund të ndihmojë në këtë drejtim inteligjenca artificiale Diella, deri tani mbetet e paqartë. As qeveria dhe as kompania Microsoft, e cila ka marrë pjesë në zhvillim, nuk zbulojnë se çfarë teknologjie fshihet pas saj.

Daniel Prroni nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë thotë: “Deri tani nuk dimë asgjë për algoritmin e ri. Nuk dimë si është ndërtuar, me cilat të dhëna është trajnuar, kush e mbikëqyr. Nuk dimë as nëse është më shumë se një chatbot i zakonshëm”. Prroni ka frikë se për shoqërinë civile dhe autoritetet mbikëqyrëse do të bëhet edhe më e vështirë që në të ardhmen të kontrollojnë dhënien e kontratave publike.

Kush e kontrollon inteligjencën artificiale?

Publiku e njeh Diellën deri tani vetëm nga faqja E-Albania. Një chatbot, që ndihmon në navigimin e formularëve, nuk është ndonjë gjë revolucionare. Shumë kompani përdorin sisteme të ngjashme – vetëm se nuk e shpallin botin menjëherë si “Chief Technology Officer”.

Për një mbikëqyrje sistematike të kontratave publike nevojiten sisteme shumë më komplekse sesa një chatbot i thjeshtë. Fakti që Edi Rama njofton tani se Diella do të veprojë si “ministre e inteligjencës artificiale” si në E-Albania, ashtu edhe në kontrollin e tenderëve publikë, e largon vëmendjen nga realiteti. Sepse këtu duhen algoritme të ndryshme. Një AI në fushën e prokurimeve publike – ku bëhet fjalë për miliona euro nga taksat – ka nevojë për një monitorim shumë më të rreptë.

E paqartë mbetet se kush do ta kontrollojë këtë inteligjencë artificiale në të ardhmen. Diella është e vendosur pranë autoritetit të IT-së, AKSHI, i cili i nënshtrohet direkt kryeministrit. Ky institucion është shpesh i kritikuar për mungesë transparence. “Autoriteti AKSHI punon në mënyrë jotransparente dhe ka shpërfillur shpesh kërkesat e publikut për informacion mbi softuerët e përdorur dhe projektet në zhvillim”, thotë studiuesi Daniel Prroni.

Edhe një herë, Edi Rama organizon një shfaqje të madhe, ku askush nuk di çfarë fshihet realisht pas saj. Nga “transparenca e plotë” që Rama premton, deri tani shihet shumë pak. Samuel Meier/ Neue Zuercher Zeitung

Nga Kategoria

Bota

Obama ngre alarmin: Vrasja e Charlie Kirk ka futur vendin në rrezik

17 Shtator, 2025
Doda shpall pavarësinë në Kuvend, Kadiu: Problemi është besimi i pamerituar dhe pozicionimi në lista të sigurtë, duke ndaluar demokratët që e meritojnë.
Kryesore

Mesila Doda shpall pavarësinë në Kuvend, Kadiu: Problemi është pozicionimi në lista të sigurtë dhe…

17 Shtator, 2025
Aktualitet

Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Gianluigi Donnarumma zbulon ‘miqësinë e jashtëzakonshme’ me Erling Haaland pas mirëpritjes së menjëhershme në Man City nga sulmuesi i njohur.

17 Shtator, 2025

Sa fëmijë humbasin çdo vit në Evropë? Numri i raportimeve për fëmijët e humbur është dyfishuar midis 2023 dhe 2024. Më shumë vajza raportohet se janë të humbura se sa djem.

17 Shtator, 2025
Video: Avionët luftarakë në Kinë përplasen në ajër, një prej tyre shpërthen në flakë; raportohen të lënduar.

Video: Avionët luftarakë në Kinë përplasen në ajër, një prej tyre shpërthen në flakë; raportohen të lënduar.

17 Shtator, 2025

Perlat me ligjin e ri, çdokush duhet ta zgjedhë vetë nëse ndihet burrë a grua; ekspertët kundër, LGBT pro

17 Shtator, 2025
Tema në Brendësi: "Kemi emra të pafund për të zbuluar, Endriti punonte në nivele të larta," rrëfimi i Alibej-it që paralajmëron dosje shokuese.

Tema në Brendësi: “Kemi emra të pafund për të zbuluar, Endriti punonte në nivele të larta,” rrëfimi i Alibej-it që paralajmëron dosje shokuese.

17 Shtator, 2025

Fabrizio Romano zbulon një kohë të çuditshme përpara ekraneve gjatë periudhës së transferimeve në bisedë të sinqertë me ish-yllin e Arsenalit, Theo Walcott: ‘Nuk mund ta fik telefonin kurrë!’

17 Shtator, 2025

E veja e Alexei Navalny: Testet e reja tregojnë që ai vdiq nga helmimi

17 Shtator, 2025

Irlanda emëron 15 autoritete për të kontrolluar përputhshmërinë e bizneseve me Aktin për Inteligjencën Artificiale. Komisioni Europian ende nuk ka publikuar një listë të autoriteteve të caktuara në të gjitha shtetet anëtare.

17 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.