• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Fuqitë evropiane aktivizojnë mekanizmin për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit

28 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Britania, Franca dhe Gjermania kanë aktivizuar një mekanizëm për rivendosjen automatike të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, që parashihen në marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tri fuqitë evropiane, të njohura edhe si E3, i kanë shkruar Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 28 gusht për nisjen e procesit, i cili merr 30 ditë kohë.

Përmes një njoftimi, ministrat e Jashtëm të E3-shit, thanë se “ne do të përdorim periudhën 30-ditore për të vazhduar angazhimin me Iranin sa i përket ofertës sonë për zgjatje apo çdo përpjekje të rëndësishme diplomatike në rikthimin e Tehranit në përmbushjen e zotimeve”.

Lexo edhe:

Tragjedi në Spanjë, 3 persona humbin jetën nga orteku teksa bënin ski

Lajmet e Fundit | 29 Dhjetor 2025 – Pasdite
Merrni informacion mbi ngjarjet më të rëndësishme nga Evropa dhe jo vetëm, këtë 29 Dhjetor 2025 – lajme të reja, ngjarje të rëndësishme, Botë, Biznes, Argëtim, Politike, Kulturë, Udhëtime.

Ata theksuan se “ndajmë objektivin themelor që Irani nuk duhet kurrë të kërkojë, zotërojë ose zhvillojë një armë bërthamore”.

Ky hap e vë Iranin në rrezik që të përballet me sanksione, të cilat ishin hequr si pjesë e marrëveshjes bërthamore të arritur më 2015.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mirëpriti veprimin e grupit E3.

“Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme për angazhim të drejtpërdrejtë me Iranin – në shërbim të një zgjidhjeje paqësore dhe të qëndrueshme për çështjen bërthamore të Iranit”, tha ai përmes një deklarate.

“Aktivizimi i këtij mekanizmi nuk bie ndesh me gatishmërinë tonë të sinqertë për diplomaci, përkundrazi e forcon atë”, shtoi ai.

Irani e dënoi këtë veprim.

“Ky vendim i tri vendeve evropiane do të minojë seriozisht procesin në vazhdim të ndërveprimit dhe bashkëpunimit mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore [IAEA]”, tha Ministria e Jashtme përmes një deklarate, duke e quajtur veprimin një “përshkallëzim provokues dhe të panevojshëm”.

Sapo të finalizohet procesi i aktivizimit të mekanizmit, marrëveshja bërthamore në mënyrë efektive do të zhbëhej.

Marrëveshja ishte dizajnuar që të pengonte Republikën Islamike që të zhvillojë një armë bërthamore – diçka që Teherani ka këmbëngulur prej kohësh se nuk po kërkon që ta zhvillojë. Ajo përcakton rregulla strikte për monitorim të pavarur të aktiviteteve bërthamore të Iranit dhe vendos kufizime si mbi sasinë e uraniumit që mund të posedojë, ashtu edhe mbi nivelin e pasurimit të tij.

Irani nisi të shkelte marrëveshjen pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksione. Që atëherë, Irani ka përshpejtuar gradualisht programin e tij bërthamor, duke pasuruar uraniumin deri në 60 për qind pastërti – shifër shumë më e lartë sesa kufiri prej 3.67 për qind i përcaktuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Në korrik, Irani pezulloi bashkëpunimin me IAEA-n si përgjigje ndaj bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit mbi objektet e tij kryesore bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz.

Një nga kushtet që E3 kishte vendosur për të shtyrë procesin ishte që Teherani të rifillonte bashkëpunimin e plotë me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së përpara fundit të gushtit./REL

Nga Kategoria

Bota

Tragjedi në Spanjë, 3 persona humbin jetën nga orteku teksa bënin ski

29 Dhjetor, 2025
Bota

Lajmet e Fundit | 29 Dhjetor 2025 – Pasdite
Merrni informacion mbi ngjarjet më të rëndësishme nga Evropa dhe jo vetëm, këtë 29 Dhjetor 2025 – lajme të reja, ngjarje të rëndësishme, Botë, Biznes, Argëtim, Politike, Kulturë, Udhëtime.

29 Dhjetor, 2025
Bota

Cecilia Giménez, piktorja amatore që “prishi” restaurimin e freskës ‘Ecce Homo’, ndërron jetë në moshën 94 vjeçare. Residente e Borja-s, ajo u bë e njohur në vitin 2012 për restaurimin e përbuzur të freskës ‘Ecco Homo’ të Elías García Martínez.

29 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Koci: Opozita ka luajtur rol në rezultatin e VV-së

Koci: Opozita ka luajtur rol në rezultatin e VV-së

29 Dhjetor, 2025

Tragjedi në Spanjë, 3 persona humbin jetën nga orteku teksa bënin ski

29 Dhjetor, 2025

Lajmet e Fundit | 29 Dhjetor 2025 – Pasdite
Merrni informacion mbi ngjarjet më të rëndësishme nga Evropa dhe jo vetëm, këtë 29 Dhjetor 2025 – lajme të reja, ngjarje të rëndësishme, Botë, Biznes, Argëtim, Politike, Kulturë, Udhëtime.

29 Dhjetor, 2025

Florian Wirtz i shpallur në ‘program të veçantë’ ndërsa mesfushori i Liverpool-it vazhdon t’i përshtatet intensitetit të Premier League-së.

29 Dhjetor, 2025

Kurti pasi fitoi zgjedhjet: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025

Cecilia Giménez, piktorja amatore që “prishi” restaurimin e freskës ‘Ecce Homo’, ndërron jetë në moshën 94 vjeçare. Residente e Borja-s, ajo u bë e njohur në vitin 2012 për restaurimin e përbuzur të freskës ‘Ecco Homo’ të Elías García Martínez.

29 Dhjetor, 2025

Gratë e Man Utd konfirmojnë transferimin e ndërkombëtareve gjermane Lea Schuller, “fenomenale”, nga Bayern Munich.

29 Dhjetor, 2025

Berisha: Rinisim tubimet në fillim të vitit dhe vijojmë luftën politike

29 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.