Një varkë e cila po lundronte në ujërat pranë kufirit Malajzi-Tajlandë, është fundosur. Si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person. Në varkë ndodheshin 90 emigrantë, ku dhjetra prej tyre janë zhdukur, ndërsa kërkimet për gjetjen e tyre kanë filluar.
Mediat e huaja shkruajnë se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar deri më tani gjashtë persona. Sipas autoritetetve malajzeze varka po transportonte emigrantë drejt vendeve të tjera. Shefi i policisë në shtetin verior të Kentit, Anjli Abu Sa, ka thënë se varka u zbulua tre ditë më parë, ndërsa po transportonte një numër të lartë emigrantësh. Shtetësia e viktimës nuk është zbuluar ende, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur më shumë rastin tragjik, i cili i mori jetën një personi.











