Franca bëhet shteti i radhës që njeh zyrtarisht Palestinën.
Në fjalën e tij në Konferencën e Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, Macron theksoi se koha ka ardhur për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të liruar 48 pengjet e mbetura në duart e Hamasit. “Bota është vetëm disa momente larg nga humbja e mundësisë për paqe. Nuk mund të presim më,” u shpreh ai.
“Franca ka qenë gjithmonë në anën e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Prandaj, kemi vendosur ta njohim zyrtarisht shtetin palestinez, në përputhje me angazhimet tona historike dhe në mbështetje të zgjidhjes me dy shtete,” deklaroi Macron
Njohja nga Australia, Britania, Kanadaja dhe Portugalia të dielën rriti presionin mbi Izraelin, ndërsa ai intensifikon luftën e tij në Gaza, e duke ka vrarë më shumë se 65,000 palestinezë dhe e ka shndërruar enklavën palestineze në rrënoja.
Palestina pritet të jetë në krye të axhendës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të marrin pjesë më shumë se 140 udhëheqës botërorë. Por Presidenti Palestinez Mahmud Abbas nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë pasi SHBA-të ia refuzuan vizën.