• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

FOTO/ PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës: Farsë elektorale

24 Maj, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të shtunë Partia Demokratike ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Kukësit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

PD përmes përfaqësuesit ligjor, Franci Nuri PD ka depozituar në KQZ kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark.

Në kërkesën e dorëzuar tanimë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PD rendit arsyet pse sipas saj zgjedhjet në Kukës duhet të rrëzohen.

Lexo edhe:

Berisha fiton gjyqin me Bashën, gjykata e Apelit: PD merr zyrtarisht faqen e facebook-ut!

PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë

PD pretendon fakte dhe prova për problematika gjatë fushatës si përdorimi i aseteve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, shitblerja e votave apo dhe parregullsitë me votën e diasporës.

Ankimimi vjen pas deklaratave se opozita nuk do të njohë rezultatin e përgjithshëm në zgjedhje, pasi sipas saj ishin një “farsë elektorale”.

Ankimimi i PD për qarkun Kukës:

Në Qarkun Kukës, përdorimi i administratës publike dhe shtetërore si “makineri zgjedhore” ka qenë i përhapur dhe intensiv, duke krijuar një mjedis krejtësisht jo-transparent dhe të pabarabartë. Së pari, institucionet që duhet të jenë neutrale në procesin zgjedhor – nga administrata e bashkive deri te degët lokale të ministrive – janë mobilizuar në funksion të partisë në pushtet. Për shembull, funksionarë të ndryshëm janë angazhuar në fushatë, shpërndarje përfitimesh apo kërcënime të hapura ndaj atyre që dyshoheshin se mund të votonin për opozitën.

Kjo “makineri” administrative vepron në bazë të një logjike klienteliste: pagesa e shërbimeve publike, mirëmbajtja e rrugëve ose shpërndarja e ndihmave sociale janë kthyer në monedhë këmbimi për vota. Si rrjedhojë, qytetarët e Kukësit, por edhe të gjithë Shqipërisë, janë vënë përballë zgjedhjesh jo të lira, por “të blera” ose “të imponuara”, ku shpërblimi – real ose i premtuar – lidhej direkt me mbështetjen për subjektin në pushtet.
Kjo gjendje, në thelb, e fshin ndarjen mes interesit publik dhe atij partiak, duke rrëzuar themelet e konkurrencës demokratike, sepse çdo forcë opozitare përballet me Partinë-Shtet. Aty ku Partia-Shtet shpalos gjithë mekanizmat e saj, aty zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë.

Farsa elektorale që nevojitet të denoncohet është pikërisht kjo: Opozita nuk hyn në garë me një fushatë të lirë dhe të ndershme, por përballet me një kundërshtar që gëzon të gjitha resurset shtetërore apo publike, si dhe mund të angazhojë edhe resurse private pa limit në dispozicion sa herë i nevojitet. Ndërkohë që partia në pushtet ka në dispozicion buxhetin e shtetit, rrjetin e administratës të fryrë jashtëzakonisht, dhe strukturat policore apo gjyqësore etj. si instrumente trysnie, subjektet opozitare operojnë me fondet e tyre të kufizuara dhe pa akses. Edhe me media, aksesi i opozitës është mjaft i kufizuar. Raporti i OSBE-ODIHR është tejet kritik ndaj kontrollit, censurës së medias apo auto-censurës së saj. Kjo krijon një disproporcion të skajshëm në kapacitet, dukshmëri dhe aftësi mobilizimi të Opozitës.

Më tej, përdorimi i bandave kriminale dhe i grupeve të dhunshme për të frikësuar votuesit është kulmi i këtij sistemi. PD-ASHM ka denoncuar raste ku këta individë kanë patrulluar zonat rurale, kanë bllokuar rrugë dhe kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi individë apo familje, duke u imponuar veprime apo mosveprime të caktuara. Nëse nuk do të kishin ndodhur këto, në Qarkun Kukës PD-ASHM fare mirë mund të kishte marrë 3 mandate dhe rezultati do të kishte qenë 3-0, për shkak se votat e subjekteve të tjera do të ishin neutralizuar njëra-tjetrën dhe mandati i fundit do t’i shkonte PD në këtë qark.
Në këtë kontekst, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por një farsë elektorale ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e pushtetit.

Edhe Raporti Paraprak i OSBE-ODIHR i datës 12 maj 2025, pra më pak se 24 orë pas mbylljes së kutive të votimit, sa i takon Qarkut Kukës, ka evidentuar këto probleme serioze:
1/ Intimidimi dhe presioni mbi votuesit

Gjatë fushatës janë raportuar raste konkrete të përpjekjeve për të penguar pjesëmarrjen e opozitarëve në aktivitete politike në Kukës. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë dokumentuar pretendime për mosmarrje pjesë në tubime opozitare nga frika e hakmarrjes, si dhe presion mbi familje për të votuar për subjektin në pushtet.

2/ Përdorimi i burimeve shtetërore dhe klientelizmi – dhe pse ky fenomen ishte gjetkë i përhapur, në zona si Kukës shpërndarja e ndihmave sociale, emërimet e aprovuar nga pushteti lokal dhe investimet infrastrukturore janë perceptuar shpesh si “monedhë këmbimi” për vota. KQZ-ja ka trajtuar me ngurrim ankesat për keqpërdorim të burimeve administrative, duke lënë pa sanksione një pjesë të konsiderueshme të tyre.

Megjithëse problematikat tepër shqetësuese të evidentuara në Qarkun Kukës përbëjnë një cenim serioz të integritetit të procesit zgjedhor dhe ndikojnë drejtpërdrejt në vlefshmërinë e tij në nivel kombëtar, problematika më e rëndë e zgjedhjeve të 11 majit mbetet procesi i votimit të Diasporës. Ky proces, i cili përbën “thembrën e Akilit” të këtyre zgjedhjeve të kontestuara, ndonëse formalisht i mbështetur në një bazë kushtetuese dhe ligjore, ka rezultuar në mënyrë evidente si një dështim total në vlerësimin tonë, për shkak të mangësive të rënda në zbatimin praktik.
Në lidhje me këtë çështje madhore, do të parashtrojmë në vijim argumentet dhe sqarimet tona të detajuara. Megjithatë, është fakt i pakundërshtueshëm se, në ditën e shqyrtimit të ankesave, as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe as kompania postare ndërkombëtare DHL nuk kanë vënë në dispozicion asnjë provë që të vërtetojë përmbushjen e detyrimit ligjor për dërgimin e zarfeve me fletët e votimit në adresën e regjistruar në KQZ për secilin votues të regjistruar nga Diaspora.

Nga Kategoria

Lajme

Berisha fiton gjyqin me Bashën, gjykata e Apelit: PD merr zyrtarisht faqen e facebook-ut!

3 Mars, 2026
Aktualitet

PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë

3 Mars, 2026
Kryesore

“Financimi i partive, parakusht për anëtarësimin në BE” – Ambasadori Gonzato: Dialogu është thelbësor! Kuadri ligjor të garantojë një konkurrencë të ndershme

3 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjendet në Portin e Durrësit 11-vjeçari i humbur prej 24 orësh

3 Mars, 2026

Berisha fiton gjyqin me Bashën, gjykata e Apelit: PD merr zyrtarisht faqen e facebook-ut!

3 Mars, 2026

“I kërkoj falje familjes së tij”, Gazmend Buçpapaj shfaq pendesë, pranon vrasjen e Egli Pashollarit

3 Mars, 2026

PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë

3 Mars, 2026

Frika për një sulm nga Irani! Ja si paraqitet situata te kampi i MEK në Manzë

3 Mars, 2026

“Financimi i partive, parakusht për anëtarësimin në BE” – Ambasadori Gonzato: Dialogu është thelbësor! Kuadri ligjor të garantojë një konkurrencë të ndershme

3 Mars, 2026

Humb papritur 11-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

3 Mars, 2026

Mbi 1 vit në qeli, zbulohet data kur do të mbahet seanca e parë gjyqësore në themel për kryebashkiakun Erion Veliajn

3 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.