Lionel Messi ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Barcelona bashkë me familjen, megjithëse nuk ka dhënë asnjë tregues se po e mendon një rikthim aktiv në terreno. Në një intervistë për SPORT, ai tha se ai dhe bashkëshortja e tij, Antonela, ndihen të lidhur fort me qytetin dhe fantazojnë për një kthim. “Na mungon shumë Barcelona,” shprehet ai. “Një bisedë e vazhdueshme mes nesh dhe fëmijëve është për atë se si do të kthehemi. E kemi shtëpinë tonë atje, gjithçka është gati, kështu që ky është plani ynë.”
Messi theksoi gjithashtu se mezi pret të rikthehet në Camp Nou, sidomos tani që stadiumi po përfundon rinovimin e tij. “Nuk kam vizituar Camp Nou që nga momenti që u largova për në Paris, dhe tani që ekipi është zhvendosur në Montjuic, ndjej një nostalgji të madhe,” tha ai.
Pas shpalljes si lojtari më i dashur në historinë e klubit, ai u shpreh se do të kthehet patjetër, duke shtuar se do të ndjehet si çdo tifoz tjetër. “Do të jem në stadium dhe do të ndjek ekipin si një mbështetës,” shpjegoi ai. Megjithatë, Messi përmendi se për momentin do të mbetet në Miami për disa vite të tjera, por theksoi se rikthimi në Barcelona është i pashmangshëm. “Kjo është vendi im, shtëpia ime, dhe e ndiej shumë,” theksoi ai.
Në përfundim, Messi shprehu një dashuri të thellë për Barcelonën dhe besimin se rikthimi i tij do të ndodhë. Kjo dëshirë për t’u kthyer në qytetin ku kaloi shumicën e karrierës së tij është një tregues i lidhjes emocionale të fortë që ai ka me klubin, tifozët dhe kulturën katalanase. Messi vazhdon të jetë një simbol i rëndësishëm për Barcelonën, dhe fansat presin me padurim kthimin e tij, qoftë si lojtar apo si tifoz.










