E ardhmja e stolit të Barcelonës pritet të varet drejtpërdrejt nga zgjedhjet presidenciale të klubit. Sipas raportimeve, Hansi Flick po e shqyrton seriozisht dorëheqjen nëse pas votimit në krye të Barcelonës nuk qëndron Joan Laporta. Pavarësisht kontratës dhe rezultateve të mira, trajneri gjerman thuhet se nuk dëshiron të jetë pjesë e një projekti tjetër politik brenda klubit.
Nëse fiton rivali i Laportës, pritet lëvizje edhe në drejtimin sportiv. Thuhet se edhe Deco do të largohej nga struktura e klubit, ndërsa Victor Font ka deklaruar publikisht se, në rast se vjen në pushtet, Deco do ta lërë menjëherë postin e drejtorit sportiv. Font e ka kritikuar drejtuesin portugez për disa vendime në merkato, duke i konsideruar joefektive.
Nga ana e tij, Flick ka theksuar shpesh marrëdhënien e mirë me Decon dhe bashkëpunimin në përzgjedhjen e lojtarëve, duke e quajtur “unitet” që nuk e ka përjetuar më parë me drejtuesit.
Nëse Laporta rizgjidhet më 1 korrik, Barcelona pritet jo vetëm ta mbajë Decon, por edhe t’i ofrojë Flickut rinovim afatgjatë. Në të kundërt, një ndryshim në krye mund ta nisë sezonin e ri me trajner dhe drejtor sportiv të rinj










