Hansi Flick nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së Barcelonës 1-2 ndaj Gironës në javën e 24-t të LaLigës, duke e quajtur paraqitjen e skuadrës së tij larg nivelit të kërkuar dhe duke pranuar se kundërshtari e fitoi me meritë.
“Mendoj se Girona E MERITOI këtë fitore. Ne luajtëm shumë keq, shumë, shumë keq! Ishim të dobët, sidomos në mbrojtje dhe në tranzicion. Bëmë tepër gabime. Pozicionimi ynë në mesfushë ishte i tmerrshëm. Lamë shumë hapësira dhe nuk bëmë presion. Luajtëm shumë hapur dhe pësuam shumë,” deklaroi trajneri gjerman, duke shtuar se, pavarësisht disa momenteve të diskutueshme me arbitrin, faji kryesor mbetet te Barcelona.
Pas këtij rezultati, Barcelona renditet e dyta me 58 pikë, dy pikë pas Real Madridit në garën për kreun. Ndeshjen e radhës, katalanasit e luajnë në transfertë ndaj Levantes më 22 shkurt.










