Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Berat Gjimshiti, në fjalën e tij pas ndeshjes me Poloninë tha se ekipi ynë përfaqësues ishte shumë afër ëndrrës së Botërorit.
Gjimshiti deklaroi se Shqipëria nuk e meritonte këtë humbje. Ai shtoi se pjesa e parë ishte shumë e mirë, por se në të dytën disa gjëra nuk shkuan siç duhet.
Kapiteni nuk harroi dhe fitoren e Kosovës, duke thënë se shpreson që “Dardanët” të bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.
Kapiteni Berat Gjimshiti: Jemi të gjithë të mërzitur, sepse ishte rasti i fundit besoj që ta çonim Shqipërinë në Botëror. Ishim shumë afër sot. Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë gjërat nuk shkuan aq mirë. Nuk e meritonim këtë rezultat.
Ata kishin më shumë fizik dhe na mungonin disa lojtarë, që janë më shtatlartë. Ndoshta Levandovski duhej të mbahej më mirë. Uroj që brezat e rinj ta arrijnë ta dërgojnë ekipin tone përfaqësues në Kupën e Botës. Shpresoj që të na bëjë krenar Kosova.











