Ramesh Viswashkumar, i vetmi i mbijetuar nga aksidenti ajror i avionit Boeing 787-8 Dreamliner të kompanisë Air India, ka dhënë një intervistë nga spitali ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ai tregoi se ndjeu një goditje të fortë dhe më pas gjithçka u errësua. “Ishte një shpërthim i madh dhe kur hapa sytë, isha mes rrënojave,” tha 40-vjeçari.
Ai kishte mbetur i bllokuar mes sediljeve, por mrekullisht kishte vetëm plagë të lehta. Rameshi tregon se dëgjoi zërat e zjarrfikësve që po afroheshin dhe bërtiti për ndihmë.
“Nuk di si jam gjallë. Është një mrekulli,” u shpreh ai me lot në sy.
Ai shprehu keqardhje të thellë për jetët e humbura dhe falënderoi ekipin mjekësor për shpëtimin dhe përkujdesjen. Dëshmia e tij ka prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.