Aktorja e njohur dhe fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka shprehur shpesh publikisht mbështetjen e saj për banorin Gjesti.
Në një postim në InstaStory, ajo e cilëson Gjestin si një djalë pa shkollë, por më të vërtetin nga të gjithë brenda shtëpisë. Egla thekson se disa e kanë frikë dhe nuk i afrohen, ndërsa të tjerët nuk guxojnë as ta nominojnë.
“Një përqafim të ngrohtë Eglit: ndjenjat që nuk të kthehen mbrapsht dhembin shumë – por ka shërim! Sa i përket Gjestit, dua të përgjigjem kështu: Fati i tij është që nuk ka rival aty brenda që ia zbehin tingullin.
Disa e kanë “frikë” dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim e disa të tjerë nuk dinë as nga ta kapin. Në kontekstin që është krijuar aty brenda, unë jam me Gjestin. Po, po, me atë djaloshin pa shkollë, por më i vërteti nga të gjithë. Faleminderit për mosmirëkuptimin. BBV Shqiptar ngelet një nga spektaklet më të paparashikueshëm në TV por në thelb aty ‘‘ruhet’’ NJERIU’’, shkruan ajo.
Egla njihet për karakterin e saj të fortë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.