Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me rezultatin zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Në një postim në “X”, Rama shprehet se ka ururar kryeminsitrin në detyrë Albin Kurtin, pas fitores së partisë “Lëvizja Vetvendosje”. Rama shton se i uroi Kurtit që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës, të kthehet në sukses e në mbarësi.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar!”– shkruan Rama.










