Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, e ka përshkruar finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve mes ish-klubit të tij dhe Real Madridit si “një nga ndeshjet më të bukura në botën e futbollit.” Ai shprehu shpresën që Liverpooli të dalë fitues, duke kujtuar me dhimbje dy finalet e humbura kundër të njëjtit kundërshtar.
Në një intervistë, Firmino i dha mbështetje të plotë yllit të Real Madridit, Vinicius Junior, duke e quajtur “një lojtar i shkëlqyer dhe një djalë shumë i mirë.” Gjithashtu, ai e dënoi me ashpërs racizmin ndaj lojtarit brazilian.
Kur u kërkuan përgjigje të shpejta, Firmino preferoi Viniciusin ndaj Luis Díaz-it, Mbappé ndaj Isak-ut dhe Salah-in ndaj Bellingham-it.
Për trajnerin e ri të Brazilit, Carlo Ancelotti, Firmino tha se vendi i tij “kishte nevojë për një trajner me përvojë” si ai dhe shprehu besim të plotë në aftësinë e Ancelotti për të zgjidhur problemet e ekipit.
Duke u kthyer te kujtimet e dhimbshme, Firmino përshkroi humbjet në finale të viteve 2018 dhe 2022. “Ata kishin një shans dhe fituan, si gjithmonë,” tha ai, duke theksuar performancën mbresëlënëse të portierit Thibaut Courtois.
Më në fund, Firmino shprehu admirim për legjendat spanjolle Andrés Iniesta, Xavi dhe David Villa, duke i quajtur gjeneratën e tyre “të pabesueshme”.










