• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 26 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Fiks Fare/ Pamjet horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar dhe me krimba! 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende

17 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Fiks Fare denoncoi për të disatën herë skandalin që ndodh në Morgun e Tiranës, ku vendi ku mbahen kufomat është jashtë çdo standardi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Fiksi  siguroi foto e pamje nga brenda Morgut ku shihen trupa të dekompozuar dhe që kishin zënë krimba. Trupat mbaheshin jashtë frigoriferëve,  pasi këta të fundit nuk punonin. Kjo gjë kishte sjell një kolaps të situatës, ku trupat e lënë jashtë frigoriferëve kishin filluar të  dekompozoheshin dhe kishin zënë  krimba.

Në Fiks Fare u ankua një qytetar i cili kishte ardhur nga Italia për të bërë identifikimin e një kufome , por që ishte hasur me një ngjarje horror. Kufoma që ai ka parë për ta identifikuar ishte gjysmë e dekompozuar dhe e mbushur me krimba. Foto të cilat i vuri në dispozicion të Fiksit. Gjithashtu Fiksi siguroi edhe disa foto të tjera që vërtetojnë situatën alarmante në Morgun e Tiranës. Një kufomë gjendej e shtrire në pllaka, ndërkohë që disa të tjera të mbështjella ishin lënë jashtë frigoriferëve mbi barela. Dekompozimi i kufomave që nuk dihet se prej sa ditësh janë në atë gjendje kishte sjell një erë të rëndë në të gjithë Morgun.

Lexo edhe:

Fjolla Morina në BB VIP, e bija bën publike lidhjen e dashurisë, kush ia ka “marrë zemrën”

Tragjike në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës në kalçeto, humb jetën 42-vjeçari

Gazetarët e Fiksit arritën të futen brenda Morgut duke sjell pamjet me anë të kamerës  dhe situata ishte po e njëjta siç denoncuesit e kishin përshkruar. Fiksi mësoi se në Morg gjendeshin 29 trupa  ndërkohë që kapaciteti është për 17 trupa. Morgu ka tre frigorifer, ku dy janë me kapacitet 8 vende total dhe një frigorifer 9 vende.

Nga tre frigoriferët vetëm njëri punonte me kapacitet 4 vende, tjetri me po të njëjtin kapacitet dhe ai 9 vende ishin të prishur.

Fiksi gjatë hyrjes në Morg hasi me drejtorin Institutit të Mjekësisë Ligjore, z. Bledar Xhemali të cilin e pyeti rreth situatës së krijuar. Ai fillimisht mohoi gjithçka duke kërkuar prova. Gazetarët e Fiksit i treguan fotot dhe i kërkuan se pse kufomat kanë zënë krimba.

Ai në përballje me gazetarët tha se ajo ishte faza e trupit kur fillon dekompozimi , por jo krimba. Për sa i përket këmbënguljes së gazetarëve për të marrë përgjigje, drejtori IML-së shmanget duke u larguar.

Menjëherë pas hyrjes së Fiks Fare në Morg  dy ditë më vonë institucioni filloi pastrimin dhe  zhvendosjen e kufomave.  U zhvendosën 11 prej tyre  përkatësisht 5  kufoma në

Morgun Fier dhe 6 në Morgun Elbasan.  Pamje të cilat Fiks Fare i solli mbrëmjen e së martës. Gjithashtu u mësua nga gazetarët e Fiksit se u vu në punë edhe njëri prej frigoriferëve të prishur, ai me kapacitet 4 vende.  Pra aktualisht në Morg janë 18 kufoma të sistemuara në dy frigorifer me kapacitet 8 vende në total.

Për të gjetur një zgjidhje për problemet e vazhdueshme në këtë morg, në muajin shtator të vitit 2024, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka hapur një tender me objekt “ndërtimi i dhomës frigoriferike kufoma mbajtëse”. Fondi i akorduar ka qenë 99.8 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro.

Një muaj më vonë, në tetor 2024, IML-ja, shpalli fituesit e këtij tenderi, firmat 2T dhe Alges Konstruksion, të cilat kanë 12 muaj kohë për t’a përfunduar. Dy firmat ishin të vetme në garë dhe ofruan 98 milionë lekë. Ndërkohë, në dokumentet shoqëruese është edhe një përshkrim i gjendjes ekzistuese, ku shkruhet se Instituti i Mjekësisë Ligjore bën ekzaminimet e detajuar të viktimave që mund të jenë të llojeve të ndryshme, aksidente, sëmundje, vrasje apo edhe të papritura.

Ky ekzaminim, shkruhet në dokumente, do të bëhet në pjesën mbrapa në dhomën e Morgut, i cili ka kapacitet për 3 kufoma, 3 shtretër. Ngjitur me dhomën e morgut, ndodhet edhe dhoma frigoriferike, e cila nuk ka kapacitetin e duhur për pritjen e shumë kufomave. Ka shumë raste, vijon dokumenti, ku trupat duhet të rrinë me muaj të tërë për shkak se nuk interesohet askush, apo nuk janë të identifikuar.

Më tej, IML-ja shkruan se qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve. Strukturës ekzistuese do t’i bëhet ndërtimi i një shtese, dhomë frigoriferike kufoma mbajtëse, me Kapacitet për 100 kufoma, 25 njësi me 4 poste frigoriferike.

Pra deri në përfundim të dhomës së re frigoriferike IML-ja nuk po bën asnjë investim tjetër duke krijuar këtë situatë të pazakontë.

Nga Kategoria

Lajme

Fjolla Morina në BB VIP, e bija bën publike lidhjen e dashurisë, kush ia ka “marrë zemrën”

26 Dhjetor, 2025
Kryesore

Tragjike në Vlorë/ U godit me top në kraharor gjatë lojës në kalçeto, humb jetën 42-vjeçari

26 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Protestat e fermerëve grekë, policia njofton oraret e bllokimit të aksit Kakavijë–Janinë sot

26 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Podcast: Marrëdhënia BE-SHBA 2025 e shpjeguar thjesht Brussels, Dashuria Ime? Shikon pas në momentet kyçe të vitit 2025 në marrëdhënien Bruksel-Washington.

26 Dhjetor, 2025

“Nuk ka vendim” – Ruben Amorim tregon se “nuk e di” nëse dy lojtarët kyç të Man Utd do të nënshkruajnë contrato të reja në Old Trafford.

26 Dhjetor, 2025

Papa Leo inkurajon ‘guximin’ për të ndalur luftën në Ukrainë në fjalimin e tij të parë për Krishtlindje.

26 Dhjetor, 2025

Fjolla Morina në BB VIP, e bija bën publike lidhjen e dashurisë, kush ia ka “marrë zemrën”

26 Dhjetor, 2025
Përshëndetet "Bursa e Mobilitetit" për studentët

Përshëndetet “Bursa e Mobilitetit” për studentët

26 Dhjetor, 2025

Ndërsa planeti ngrohej, politika u lëkund: Momentet përcaktuese të klimës për vitin 2025 Temperatura rekord u përball me një vendosmëri të dobët politike ndërsa presionet klimatike u intensifikuan këtë vit.

26 Dhjetor, 2025

Nga finalet e Ligës së Kampionëve në frikë rëniesh: Tottenham është JASHTË ‘gjashtëshes së madhe’ të Premier League pas viteve të neglizhencës në të gjitha nivelet.

26 Dhjetor, 2025

Indonezianët shpallin dorëzim me flamuj të bardhë për shkak të zemërimit ndaj ndihmës së ngadaltë pas përmbytjeve

26 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.