Dinamo është fituesja e Kupës së Shqipërisë pasi mundi me penallti (5-4) Egnatian.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-2 me gola të shënuar nga Guindo 48’, Bakajoko 95’/ Mandela 17′, 61′.
Për herë të fundit blutë e kishin fituar këtë trofe 22 vite më parë kur mposhtnin Teutën 1-0 në sezonin 2002-2003.
Ky është suksesi i parë i Ilir Dajës pas rikthimit, ndërsa janë në lojë edhe për të fituar titullin kampion.