• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra

Fëmijët nuk duan psikologë. Duan prindër

23 Nëntor, 2025
tek Ekstra, Lajme
Dad showing something funny on the TV. Family sitting on the sofa eating popcorn and laughing while having a movie night

Dad showing something funny on the TV. Family sitting on the sofa eating popcorn and laughing while having a movie night

Share on FacebookShare on Twitter


Nga Manjola Lloja Bushati

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Këtë nuk e them unë. Dmth e them me gojëplot, por titulli i këtij shënimi, edhe disa këshilla në të sot, frymëzohen nga një libër me këtë titull.

Nikos Sideris, autori i tij, është psikiatër, psikanalist dhe autor grek, i njohur për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe humane ndaj çështjeve të prindërimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Lexo edhe:

Anita Haradinaj me rrëfim prekës: Humbja e nënës ishte më e rëndë se çdo sfidë tjetër

Puthje në club në Paris/ Xhensila dhe Ledri kapen “mat” (VIDEO)

Mua më duket shumë interesante dhe e vërtetë forma se si ai e ka shkruar këtë libër, po perifrazoj “Letër në mirëbesim prindërve që mendojnë”. Ndaj vendosa ta ndaj me ju këtë shënim të frymëzuar nga ky libër, që mund ta gjeni edhe në shqip.

Pa formula të gatshme, por duke u mbështetur në përvojën e tij të gjatë klinike, Sideris thekson se shumë sfida emocionale të fëmijëve burojnë jo nga mungesa e terapisë, por nga mungesa e qetësisë dhe pranisë prindërore.

Po ndalem sot te ky libër, sepse më duket se çdo ditë e më shumë, po hasim raste të prindërve që “delegojnë” përgjegjësitë e tyre tek kujdestarët, edukatorët, mësuesit, psikologët. E keni vënë re të gjithë besoj…në shumë vende të botës, jo vetëm tek ne. Fëmijët përcillen nga një qendër edukimi e shkollimi te një tjetër, koha e qëndrimit zgjatet, ushqehen jashtë familjes, mbarojnë detyrat jashtë saj, edhe kurset passhkollore, apo edhe dadot në moshat e vogla…pastaj edukatorët, mësuesit, psikologët…shumë kush duhet të kujdeset për fëmijët. Po prindërit?

E di që shumë prej tyre s’kanë zgjedhje tjetër, por mos prania e prindit nuk mund të jetë zgjidhje.

Roli ynë si prindër është unik dhe i pazëvendësueshëm. Më shumë se këshillat e terapistëve apo metodat moderne të edukimit, fëmijët kanë nevojë për stabilitet emocional, afërsi, kufij të qartë dhe dashuri . E kjo jo gjithmonë do të thotë shumë prani thjesht fizike, fëmijët kanë nevojë për praninë tonë emocionale.

Të jem e qartë, as autori në libër e aq më pak unë, nuk mund t’i lejojmë vetes të kritikojmë profesionistët e shëndetit mendor kur diçka nuk ecën si duhet me fëmijët tanë. Por tendenca e “delegimit të fëmijëve te ekspertët” nuk mund të jetë mënyra thelbësore e mirërritjes së fëmijëve. Në thelb të shëndetit psikologjik të fëmijës është marrdhënia me prindin. Ndaj autori( edhe në këtë pikë e mendoj njëlloj) na fton ne prindërve të ngadalësojnë ritmin, të dëgjojnë fëmijët dhe veten tonë dhe të ndërtojnë një lidhje të thjeshtë, të natyrshme e të qëndrueshme.

Është ndoshta përsëritëse, por gjithsesi e domosdoshme të dëgjojmë nga përvoja e profesionistëve ndaj, dua sot ta mbyll këtë shënim me disa këshilla të thjeshta prindërimi.

Duket se përvoja e gjatë jetësore, por edhe studimet e shumta në këtë fushë, arrijnë në përfundimin se a jo që fëmijët kërkojnë nuk është perfeksioni, por një njeri u rritur qê i sheh, i dëgjon dhe i udhëheq me qetësi.Ka një fjalë që e rrezikon marrdhënien tonë me fëmijët: përsosmëria. Fëmijët kanë nevojë për prindër të vërtetë, që janë të pranishëm, që gabojnë e kërkojnë falje, jo për modele ideale. Nga ana tjetër as te fëmijët s’duhet ta kërkojmë përsosmërinë. Përpjekja për t’u bërë më të mirë është ajo që duhet vlerësuar.

Ne duam që fëmijët të na dëgjojnë, por sa i dëgjojmë ne ata? E pra veç dëgjimi me vëmendje mund ta ndërtojë marrdhënien tonë të besimit.

Në marrdhëniet me fëmijët na duhet të vendosim kufij. Të kritikojmë sjelljen, jo karakterin. Të mos flasim ashpër, ta tregojmë me shembull atë që mendojmë se është e drejtë. Ne nuk duhet të jemi shokët, por as diktatorët e fëmijëve tanë.

E di, u bënë shumë…por i/e dashur prind..më lejo të them edhe një të fundit për sot:

Bëj çmos të kujdesesh për veten. Edhe për hatër të fëmijës. Një prind emocionalisht i ekuilibruar rrit një fëmijë të ekuilibruar.

Tags: femijet

Nga Kategoria

Një ndjenjë e vazhdueshme vetmie: Anita Haradinaj flet për 13 vitet e saj në Grida Duma Podcast
Aktualitet

Anita Haradinaj me rrëfim prekës: Humbja e nënës ishte më e rëndë se çdo sfidë tjetër

8 Mars, 2026
Lajme

Puthje në club në Paris/ Xhensila dhe Ledri kapen “mat” (VIDEO)

8 Mars, 2026
Bota

Gafa e Kremlinit, publikohet video e gabuar e Putinit gjatë mesazhit të tij në Ditën e Gruas (Videoja virale)

8 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Estupiñan hero i derbit: Milani mposht Interin dhe rihap garën për titull

8 Mars, 2026

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran për të sekuestruar uraniumin bërthamor

8 Mars, 2026
Gripshi firmos me Rubin Kazan pas transferimit në kampionatin rus (VIDEO)

Debutim ëndrrash për Nazmi Gripshin: Gol, fitore dhe lajmi se do të bëhet baba

8 Mars, 2026

Përmbajnë antioksidantë, ja cilat janë 4 vlerat ushqyese të luleshtrydhes

8 Mars, 2026
Një ndjenjë e vazhdueshme vetmie: Anita Haradinaj flet për 13 vitet e saj në Grida Duma Podcast

Anita Haradinaj me rrëfim prekës: Humbja e nënës ishte më e rëndë se çdo sfidë tjetër

8 Mars, 2026

Lufta në Iran, një tjetër ushtar amerikan vritet në Arabinë Saudite

8 Mars, 2026

Zhduket pa gjurmë 13-vjeçari në Tiranë, familjarët ngrenë alarmin

8 Mars, 2026

Rama vendos nesër për fatin e Ballukut, zbulohet porosia e Ballës për grupin parlamentar

8 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.